Shumë herë pa vdekjen me sy, jetoi 40 vite i vetmuar në kasolle pa ujë e energji – rrëfimi i britanikut që nuk e ka ndërmend të largohet nga pylli

Gati 40 vite, Ken Smith ka shmangur jetën konvencionale dhe ka jetuar pa energji elektrike, duke ndërtuar një kasolle përgjatë një liqeni në Skoci.
Siç raporton BBC, jo të gjithë pajtohen që mënyra e jetesës së Ken është e mirë, pasi që në moshën 74-vjeçare mbledh dru, peshkon dhe pastron rrobat me dorë, transmeton Telegrafi.
“E bukur është kjo mënyrë e jetesës. Të gjithë do të dëshironin kështu të jetojnë, por kurrë askush nuk e ndërmerr një hap të tillë”, tha ai.
Kasollja e tij është dy orë ecje nga rruga më e afërt në Rannoch Moor, pranë liqenit Loch Treig.
“Njihet si liqeni i vetmuar. Këtu nuk ka rrugë, por njerëzit këtu kanë jetuar para se të ndërtohej diga”, shtoi ai.
Duke shikuar poshtë liqenit nga një kodër, ai tha se “të gjitha objektet e tyre të rrënuara janë atje diku”.
Regjisorja Lizzie McKenzie për herë të parë pati kontakt me Kenin nëntë vite më parë, e gjatë dy viteve të fundit e ka filmuar për një dokumentar të BBC-së i titulluar “Scotland The Hermit of Treig”.
Ken me prejardhje nga Derbyshire, Angli, tregon se si kishte filluar të punojë si 15-vjeçar, duke ndërtuar objekte për zjarrfikës (ndryshe të njohura si stacione të zjarrfikësve).
Megjithatë, jeta e tij ndryshoi kur mbushi 26 vjet kur e rrahën një grup të rinjsh. Pësoi gjakderdhje në tru dhe qëndroi në koma për 23 ditë.
“Thanë se kurrë nuk do të shërohem. Besonin se kurrë më nuk do të foli dhe eci, por ja që ia dola. Atëherë vendosa që kurrë më nuk do të jetoj në asnjë mënyrë nën urdhrat dhe kushtet e të tjerëve”, thotë ai.
Ken filloi të udhëtojë dhe i interesonte jeta në male. Në Yukon, territor kanadez përgjatë vijës kufitare me Alaskën, pyeti se çfarë do të ndodhte nëse do të largohej nga rruga dhe të futej thellë në mal.
Ashtu edhe veproi, eci me milje të tëra para se të rikthehej në shtëpi. Nuk ishte pranë prindërve kur i vdiqën dhe lajmin e trishtë e mësoi pasi u kthye.
Prej kohësh kërkonte një vend të braktisur në të cilin do të vendosej. Kur pa malin mbi liqen, e diti se ka gjetur vendin ku dëshiron të qëndrojë. Ishte koha kur i dha fund aventurave dhe ndërtoi një kasolle.
Katër dekada më vonë, në kasolle shihet zjarri që ndizet, por nuk ka energji elektrike, gaz apo ujë – dhe sigurisht se nuk ka sinjal për telefon mobil.
Drutë me të cilat ngrohet duhet t’i gjej në mal dhe t’i sjellë deri te kasollja. Kultivon pemë dhe perime të ndryshme, por burimi kryesor janë peshqit nga liqeni.
“Nëse dëshironi të mësoni të bëni jetë të thjeshtë, atëherë atë çfarë duhet të mësoni dhe bëni është peshkimi”, thotë ai.
Në shkurt të vitit 2019, Ken përjetoi sulm në tru derisa ishte në kasollen e mbuluar nga bora. Përdori GPS-in personal që e kishte fituar disa ditë më herët dhe kishte aktivizuar SOS-in, që dërgoi me automatizëm sinjal qendrës për urgjenca.
Atë sinjal e pranuan edhe rojet bregdetare në Britani të Madhe, e Ken u dërgua në spitalin e Fort William ku pas shtatë jave trajtim rimori veten.
Personeli i spitalit bëri të pamundurën që të sigurohen se ai mund t’i rikthehet jetës së tij modeste, e mjekët tentuan ta detyrojnë t’i kthehet civilizimit ku do të ketë një apartament dhe një person që do të kujdesej për të. Megjithatë Ken mendonte vetëm sesi do të kthehej në kasollen e tij.
Megjithatë, sulmi në tru e bëri të veten, që nënkuptonte se ai kishte probleme me harresë që e detyroi Kenin të pranojë më shumë ndihmë nga komuniteti. Roja e pyllit ku jeton Ken i sjell ushqimin. Madje Ken thotë se të tjerët janë shumë të mirë me të.
Një vit pas shpëtimit të tij të parë, Ken u dërgua sërish me aeroplan në spital pasi që u lëndua kur një grumbull i druve përfunduan mbi të. Megjithatë thotë se nuk brengoset për të ardhmen e tij.
“Nuk do të jetoj përgjithmonë. Këtu do të jetoj derisa të më vijnë ditët e fundit. Kam pasur plot incident, por duket se u kam mbijetuar të gjithave. Sigurisht se një ditë do të sëmurem. Do të më ndodhë diçka që një ditë do të më dërgojë në “amshim” sikur gjithë të tjerët. Megjithatë, shpresoj që do të jetoj deri në moshën 102-vjeqe”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës