LAJMI I FUNDIT:

Shufra e hekurit i përshkoi kokën tej për tej, shpëton mrekullisht (Foto)

Shufra e hekurit i përshkoi kokën tej për tej, shpëton mrekullisht (Foto)

Një ndërtues në Indinë qendrore ka mbijetuar për mrekulli pasi një shufër hekuri i përshkoi kokën tej për tej në një aksident të tmerrshëm të ndodhur në vendin e tij të punës.

21-vjeçari po bënte riparime në një pus në distriktin Balaghat në shtetin Madhya Pradesh kur ai ra dhe  shufra e hekurit i përshkoi kafkën dhe trurin.


Ai u dërgua menjëherë në spital dhe më pas u transferua në një shtet tjetër të Indisë për operim më të specializuar.

“Kirurgjia zgjati 90 minuta”, tha Pramod Giri, neurokirurg në qendrën e kujdesit kritik në Magpur të shtetit të Maharashtra.

Shufra kishte hyrë në pjesën e djathtë të kokës dhe kishte dalë në pjesën e majtë, duke shmangur për milimetra një enë gjaku të rëndësishme.

Duhej një grup prej 6 doktorësh që të hiqnin shufrën nga kafka e pacientit, i cili fitoi ndërgjegjjen disa orë pas operimit dhe nuk pësoi dëmtime në tru. Ai pritet të dalë nga spitali këtë javë. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori