LAJMI I FUNDIT:

Shtyrja e Ukrainës në një kompromis ‘të keq’ me Rusinë do të ishte ‘e neveritshme’, paralajmëron Boris Johnson

Shtyrja e Ukrainës në një kompromis ‘të keq’ me Rusinë do të ishte ‘e neveritshme’, paralajmëron Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje nga ana e Perëndimit për të inkurajuar Ukrainën që të pranojë një kompromis “të keq” me Rusinë.

“Të inkurajosh një paqe të keqe në Ukrainë do të thotë të inkurajosh Putinin dhe të inkurajosh të gjithë në botë që mendojnë se agresioni ia vlen”, ka thënë ai në një fjalim në Blackpool, në veriperëndim të Anglisë, përcjell Telegrafi.

“Ky do të ishte një gabim dhe do të hapte derën për më shumë konflikte, më shumë paqëndrueshmëri, më shumë pasiguri në botë dhe për rrjedhojë më shumë vështirësi ekonomike”, ka shtuar ai.


Ai tha se “e di se disa, jo në këtë vend, por gjetkë, mendojnë se çmimi i mbështetjes së ukrainasve tani është shumë i lartë dhe se ata duhet të inkurajohen të pranojnë atë që kërkon Putini”.

“Të braktisësh ukrainasit do të ishte moralisht e neveritshme”, vazhdoi ai.

Vladimir Putin “nuk do të ketë kurrë sukses në nënshtrimin e Ukrainës dhe sa më shpejt ta kuptojë këtë, aq më mirë, dhe ai nuk duhet të lejohet të arrijë sukses të pjesshëm duke gëlltitur një pjesë të vendit siç ka bërë më parë dhe të shpallë një armëpushim”, këmbënguli ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori