Shumë njerëz e shfrytëzojnë kthimin prapa të akrepave të orës për ta fituar një orë më tepër në shtratin e tyre – por, eksperti i gjumit thotë se kjo mund të ndikoj që njerëzit në fakt të lodhen më tepër.
Edhe ndryshime të tilla të vogla, thotë Dr Neil Stanley, mund ta çrregullojnë rutinën e gjumit dhe të shkaktojnë semisomni – apo rraskapitje të shkallës së ulët të shkaktuar nga pushimi i pamjaftueshëm. Ai vlerëson se mund të na duhen deri në tre ditë për tu përshtatur në mënyrë të plotë me këto ndryshime.
Eksperti nga Spitali i Norwich dhe Norfolk thotë se duhet të ndahet pak kohë për relaksim para se të shkohet në shtrat. "Njerëzit mund të ndjehen të relaksuar dhe më të freskët paso të zgjohen në mëngjes një orë më vonë, por në fakt trupit të tyre do ti duhen tre ditë që të përshtatet me ketë ndryshim një-orësh të orarit të fjetjes.
"Me më tepër se 30 milion njerëz në vend që vuajnë nga “Semisomnia”, është shumë me rëndësi të kuptohet se sa ky ndryshim i orarit të fjetjes do të ketë efekt në trupin e tyre," thotë ai.
Dr Stanley, në raportin e tij thotë se mënyra më e mirë që njerëzit ti ndihmojnë trupit të tyre që të ballafaqohet me këtë ndryshim kohor është që të ndajnë pak kohë më tepër për relaksim para se të shkohet në shtrat për këto tre ditë vijuese. Ai thotë: “Qelës i gjumit të rehatshëm të natës është relaksimi i duhur para fjetjes, por 6 nga 10 njerëz nuk e bëjnë këtë gjë në mënyrë të rregullt, andaj si rezultat edhe i vuajnë pasojat.
Njerëzit duhet të përgatiten për gjumë në mënyrë të njëjtë sikurse ngrohjet që bëhen para ndonjë aktiviteti sportiv. Kjo ka rëndësi sidomos në kohën e shtyrjes prapa të akrepave të orës, por unë shpresoj se njerëzit do të shfrytëzojnë këtë që të adoptojnë shprehi të reja dhe ta fillojnë një rutinë të përhershme të relaksimit para se të bien në shtrat për gjumin e natës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës