Bashkimi Evropian ka shtyrë kundërmasat e para kundër Shteteve të Bashkuara mbi tarifat e metaleve të presidentit Donald Trump deri në mes të prillit, duke e lejuar atë të rimendojë se cilat mallra amerikane të godasë dhe duke ofruar javë shtesë për negociata.
Komisioni Evropian kishte propozuar ri-vendosjen e tarifave të vitit 2018 mbi 4.5 miliardë euro (4.9 miliardë dollarë) të produkteve amerikane më 1 prill, e ndjekur nga goditja e 18 miliardë eurove të tjera të mallrave amerikane më 13 prill, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Tani po shqyrtojmë të përafrojmë kohën e dy grupeve të kundërmasave të BE-së, në mënyrë që të mund të konsultohemi me vendet anëtare në të dyja listat njëkohësisht, dhe kjo do të na jepte gjithashtu kohë shtesë për negociata me partnerët tanë amerikanë”, tha Komisioneri Evropian i Tregtisë, Maros Sefcovic në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian të enjten.
Komisioni më pas konfirmoi se të gjitha kundërmasat e BE-së do të hynin në fuqi në mes të prillit.
Trump kërcënoi se do të vendoste një tarifë 200% për të gjitha verërat dhe produktet e tjera alkoolike që vijnë nga BE nëse blloku vazhdon me këtë.
Administrata Trump po planifikon gjithashtu tarifa “reciproke” më 2 prill për të ribalancuar sistemin tregtar global.
Sefcovic tregoi se ai kishte bërë përparim të kufizuar me homologët amerikanë në bisedimet e deritanishme, si për propozimin e tij për të diskutuar mbi uljen e tarifave të importit për mallrat industriale.
Vonesa e kundërmasave mund të lejojë disa rregullime për mallrat e synuara të SHBA-së.
Kryeministri francez Francois Bayrou tha të dielën se BE-ja ndoshta gaboi në shënjestrimin e uiskit amerikan, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni paralajmëroi partnerët e BE-së të martën kundër përshkallëzimit të mosmarrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Franca dhe Italia janë eksportuesit më të mëdhenj të verës në Shtetet e Bashkuara.
E kryeministri Micheal Martin i Irlandës, një eksportues i madh i uiskit, tha të enjten se ishte e arsyeshme që Evropa po i jepte vetes kohë pas 2 prillit për të vlerësuar paketën e masave të SHBA-së dhe më pas “të përgjigjet me mençuri dhe strategji”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është uji i dushit duke dëmtuar lëkurën tuaj? Ja çfarë duhet të bëni

Përgatituni për ofertën më të madhe të vitit: "E madhe nata, e madhe zbritja!"

Plotë një vit nga hapja e Jumbo Central Park - zbritje dhe atmosferë festive për të gjithë familjen

El Taxi zgjeron ekipin - 15 pozita të reja pune për shoferë/e

Juss – pija që ofroi freski në iftaret e organizuar nga Islamic Relief

Kur sigurimi bën diferencën – JYSK kompensohet shpejt nga Scardian Sigurime pas dëmit nga zjarri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria