LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet koncerti i Noizyt në Tiranë

Shtyhet koncerti i Noizyt në Tiranë
Noizy

Noizy njoftoi ndjekësit ditën e djeshme (e diel) se do të mbajë një koncert madhështor në Tiranë.

Kjo mbrëmje u paralajmërua në stadiumin “Selman Stërmasi” me datë 21 gusht.

Megjithatë, Rigels Rajku (emri i vërtetë) tregoi se ky koncert është shtyrë për në shtator.


Foto: Screenshot/Instagram

“Me keqardhje ju njoftoj se koncerti datës 21/gusht do të shtyhet për një datë tjetër në fund të shtatorit mbase më 27/shtator”, tha ai.

I njëjti tutje vazhdoi: “Të gjitha biletat do të rimbursohen 100 për qind mbrapsht”.

Noizy paralajmëron koncert madhështor më 21 gusht: Plani i politikës ishte të më ndalnin, por Zoti kishte plane të tjera për mua
Lexo po ashtu Noizy paralajmëron koncert madhështor më 21 gusht: Plani i politikës ishte të më ndalnin, por Zoti kishte plane të tjera për mua

Noizy theksojmë se pak ditë më parë u lirua nga paraburgimi për shkak të ngjarjes në Pejë.

Ai tani po kërkon edhe lirimin e mikut të tij, DJ Crax, i cili po ashtu është i përfshirë në këtë rast. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)