Festivali më i madh në Kosovë, “Hardh Fest”, sivjet do të mbante vitin jubilar të 20-të, me 3, 4 dhe 5 shtator në komunën e Rahovecit.

Megjithatë, festivali thuhet se është shtyrë me vendimin e Qeverisë për masat e reja që kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme (e hënë).


Kjo u njoftua nga faqja zyrtare e “Hardh Fest”, të cilët më tej thonë se do të shtyhet për një datë më të përshtatshme.

Postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):

“Njoftim Hardh Fest 2021 duke i respektuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.08.2021 mbi masat e reja anti-COVID19, dhe duke e patur prioritet shëndetin publik vendos që edicionin e sivjetshëm të festivalit ta shtyej për një datë më të përshtatshme. Vaksinohuni dhe shihemi shumë shpejt”.

239243926 3011923029135241 7649157393689845581 n Foto: Facebook

Disa nga të famshmit që pritej të performonin në “Hardh Fest 2021” ishin: Alban Skenderaj, Eneda Tarifa, Minatori, Mentor Haziri, Grupi Na, Magnituda&Friends etj. /Telegrafi/