Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, e interpreton rastin e e gjetjes së një eksplozivi nën veturën e një zyrtari serb si një përpjekje për të destabilizuar situatën në Kosovë, duke përdorur komunitetin serb si mjet.
Ai thekson se kjo metodë frikësuese dhe intimiduese është e njohur dhe po vazhdon të përdoret.
Incidenti është veçanërisht shqetësues pasi ndodhi para votimit për largimin e kryetarëve të disa komunave, ka theksuar Shtuni.
Si metodë frikësuese dhe intimduese e sheh gjetjen një eksplozivi në veturën e një zyrtari serbë, eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, i cili ka theksuar me këto metoda po tentohet të destabilizohet jo vetëm veriu i vendit por e gjitha situata në Kosovë.
Nga këta aktorë që kërkojnë destabilizim e vendit po përdoret komuniteti serb ka theksuar Shtuni.
“Kjo është një metodë që i kemi parë më herët, janë metoda frikësuese, intimduese. Dhe fatkeqësisht po vazhdohet më të njëjtit avaz të mbajtjes peng të atyre, të cilët në veri kërkojnë të ecin përpara. Është një përdorim dhe shpërdorim i minoritet serb në veri nga aktorët që kërkojnë destabilizim dhe akne bërë të njëjtën gjë, qoftë në aspektin e krimit e krimit të organizuar, qoftë në aspekte të tjera që kërkojnë destabilizim në veri dhe më gjerë, kjo është shumë problematike”, ka thënë Shtunë, në RTVDukagjini
Shtuni ka thënë se rasti i eksplozivit është shqetësues dhe shumë problematike në prag të procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill.
“Shumë shqetësuese, jashtëzakonisht problematike, pasi krijon një atmosferë paniku, frikë dhe kjo nuk është në të mriz të mbarëvajtjes së sigurisë dhe aq më pak në të mirë të mbarëvajtjes së votimeve, ndërkohë e dimë që ka tensione të vazhdueshme qoftë në aspektin e sigurisë, qoftë në aspektin politik”, ka shtuar Shtuni.
Për rastin e eksplozivit ka folur edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, i cili ka thënë se Policia është në krye të detyrës dhe qytetarët në veri janë të sigurt.
“Dhe ai mjet i dyshuar është terheq nën veturë ku kishte. Rrethanat dhe si është vendos aty varet nga hetuesit. Nuk kemi detaje të tjera. Angazhimet tina të përditshme në veriun e vendit vazhdojnë. Normal që janë të sigurt, katis raste mund të ndodhin, këto raste janë individuale. Këto nuk mund të themi që janë të adresuara ndaj institucionit por ndaj një personi”, ka thënë Elshani
Kurse, gjatë së mërkurës Policia ka dhënë detaje lidhur me këtë rast në Leposaviq,
Serbi i cili të martën raportoi në polici se nën veturën e tij në Leposaviq ka gjetur eksploziv, punon në institucionet publike të Kosovës. Ai dyshon se vepra ndaj tij është bërë në shenjë hakmarrjeje e frikësimi.
“Ankuesi mashkull serb kosovar ka raportuar se në veturën e tij ka vërejtur diçka të dyshimtë që mund të jetë eksploziv. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, si dhe njësia për deminim e PK-së, e cila ka bërë deaktivizimin e eksplozivit. Nga vendi i ngjarjes janë tërhequr: një paketim eksploziv plastik PENT (prodhim serb), një detonator elektrik, një bateri 9 volt, 6 magnete dhe një tel përçues. Ankuesi deklaron se nuk ka problem me askënd, mirëpo ai dyshon se vendosja e eksplozivit është bërë në shenjë hakmarrjeje e frikësimi, pasi ai punon në institucionet e Republikës së Kosovës. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.
E përveç Policisë për këtë ka reaguar dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili publikoi pamjet veturës që u gjet me një sasi eksplozivi në Komunën e Leposaviqit.
Kështu, Sveçla e ka akuzuar shtetin serb për terrorizim duke thënë se kur humbet betejat politike Serbia kthehet te retorika luftënxitëse dhe terrorizimi.
“Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm. Tendenca për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë vazhdon, por çdo ditë me më pak sukses. Zërat kundërshtarë në radhët e komunitetit po shtohen çdo ditë, për të çliruar qytetarët nga gangsterët dhe kuazi politikanët pro Serbi”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Më tej Sveçla ka thënë se veprimeve kriminale në veri iu ka kaluar koha.
“Kërcënimeve, djegies së pronave, vendosjes së eksplozivit dhe rrezikimit të jetës por dhe shtypjes së atyre që mendojnë drejtë e ndryshe, i ka kaluar koha. Tani, shteti ligjor është shtrirë në të gjithë territorin e Republikës sonë. Siguri, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë pa dallim dhe llogaridhënie për shkelësit e ligjit”, ka shtuar ministri Sveçla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme