Shtrenjtohet rryma

Tarifat me pakicë do të rriten për 4.57% për të gjitha nivelet e ndryshme të tarifave dhe për të gjithë konsumatorët e rregulluar.
Bordi i ZRRE-së ka konsideruar se një rritje e tillë paraqet një minimum i cili është i domosdoshëm për funksionimin normal të sistemit elektro-energjetik të Kosovës.
Bazuar në komentet e palëve të interesit dhe diskutimeve publike për ndryshim të strukturës tarifore, anëtarët e Bordit të ZRRE-së nuk kanë arritur pajtueshmëri për ndryshimin e strukturës tariforë për këtë vit, që do të thotë se struktura tarifore mbetet e njëjtë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/06/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































