LAJMI I FUNDIT:

Me shtimin e kategorive sociale, ngarkohet buxheti i Kosovës

Me shtimin e kategorive sociale, ngarkohet buxheti i Kosovës

Buxheti i Kosovës për vitin 2019 pritet të jetë mbi 2 miliardë euro dhe 54 për qind e tij do të shpenzohet në paga dhe skema sociale.

Kategoritë e pensioneve vetëm sa po shtohen dhe me këtë shtohen edhe shpenzimet në buxhetin e Kosovës.

Në draft buxhetin për vitin 2019, pritet që për kategoritë e reja të ndahet një fond i veçantë.


Ku hyjnë pensione për gratë që kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës dhe shtesat për fëmijë, ndërkaq për veteranët e luftës buxheti do të jetë rreth 60 milionë euro. /Zëri /Telegrafi/