Vrasja e fundit në Podujevë, ka kthyer në diskutim Kodin e Drejtësisë për të mitur, me anë të së cilit trajtohen rastet nga organet e drejtësisë.
9 vjet e 6 muaj burgim është dënimi më i lartë që i është shqiptuar një të mituri, i cili u shpall fajtor për vrasje të rëndë.
G.H. u dënua nga Themelorja në Prishtinë më 2018, për vrasjen e Aulon Zekës.
Një vrasje tjetër nga një i mitur, ndodhi edhe më 2022 në Prishtinë, ku një 14 vjeçar ishte therur për vdekje, rrugës duke shkuar në shkollë.
Të miturit ishin përfshirë edhe me një rast të rënd që ndodhi para një viti e gjysmë. Në dhunimin 11 vjeçares. Edhe në këtë rast dënimi më i lartë i shqiptuar ishte ndaj njërit prej tyre, ku u dënua me 9 vite burgim.
Sipas prokurorisë Themelore në Prishtinë, rastet kur të miturit përfshihen në vepra të rënda penale, janë shtuar viteve të fundit.
“Është mjaftë shqetësuese dukuria e rritjes së rasteve ku të miturit janë duke rënë ndesh me ligjin, pra prokuroria në vitet e fundit ka pasur një rritje, të rasteve ku të miturit janë kryerës të veprave penale dhe atë më shumë të veprave penale kundër jetës dhe trupit, kundër pasurisë dhe abuzimit me substanca narkotik, konsiderojmë që është një fenomen apo problematik shoqërore duke pas parasysh që në trajtimin e këtyre rasteve e kemi një zinxhir, institucionesh që duhet të merren me trajtimin e këtyre rasteve”, tha Laureta Ulaj – zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Sipas Kodit të Drejtësisë për të mitur, dënimi më i lartë për të miturit është 10 vite, derisa para kësaj janë të parapara masa kryesisht edukative.
Por, siç duket institucionet përgjegjëse nuk po arrin të i përmbushin edhe qëllimet që janë të parapara në këtë kod.
“Qëllimi i Kodit për drejtësi të mitur nuk është që të miturin ti shkaktojë një hakmarrje shoqërore, njëjtë siç është njëra ndër qëllimet për madhorët, por është ekskluzivisht për rehabilitimin, risocializimin dhe edukimin e të miturit, që i njëjti të kthehet në shoqëri si i përmirësuar, nëse shtrohet pyetja nëse shteti po arrin një gjë të tillë, unë besoj që shteti po dështon”, tha Yll Zekaj – avokat.
“A është ky dënim i ulët nuk mund të themi me këtë formë, sepse kemi të bëjmë me të mitur, sepse kemi të bëjmë me një kod të drejtësisë për të mitur, kjo është edhe ato deklaratat e shumta që janë shqetësuese sa i përket komunitetit të juristëve që po i bëjnë vazhdimisht, dhe kjo tregon se sa po njihet drejtësia për te miturit”, tha Eranda Zekaj – hulumtuese në IKD.
Megjithatë për avokatin Florim Shefqeti, ky dënim është i ulët, duke pasur parasysh shtimin e rasteve të tilla.
“Duke pasur parasysh trendin apo statistikat që duhet të analizohesh ne konsiderojmë se këto dënime janë të vogla, respektivisht mundësia e dënimit sepse në secilin rast maksimumi i dënimit është 10 vite, ne s’po themi kur dhe ku duhet të shqiptohet, por thjesht konsiderojmë se përcaktueshmëria e lartësisë së dënimit duhet të ishte më e lartë dhe gjykatat duhet të vendosnin në çdo rast”, tha Florim Shefqeti – avokat.
Në lidhje me rastet kur të përfshirë janë të miturit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë thënë se janë duke i përpunuar raportet dhe se tek në muajin e ardhshëm mund të jenë të gati.
Ndërkohë sipas raportit të këtij Këshilli, që ka të bëjë me 9 mujorin e vitit 2023, janë pranuar 669 raste penale ku kanë qenë të përfshirë të miturit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, dëmtohen disa vetura

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët