Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar të premten se presin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të jenë konstruktiv në takimin e së hënës, të 27 shkurtit në Bruksel, në të cilën takim para vetes do të kenë planin evropian për normalizimin e raporteve.
SHBA-të kanë deklaruar se e përkrahin fuqishëm këtë plan evropian.
“Presim që dy liderët të jenë konstruktiv në takim, për të ecur para dhe me planin evropian”, ka thënë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe një zyrtar i Departamentit të Shtetit, në kohën kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në takimin në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.
Më tej kanë theksuar se është me rëndësi që Kosova dhe Serbia t’i shfrytëzojnë këto bisedime dhe të tregojnë gatishmëri për qetësi dhe të ardhme në rajon.
“Serbia dhe Kosova nëpërmjet dialogut duhet të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme…. Besojmë që normalizimi i marrëdhënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka në pikësynim njohjen reciproke…”, thuhet ndër të tjera, duke shtuar se avancimi i dialogut do të hapë dyert drejt stabilitetit dhe integrimit në strukturat evropiane.
Ndërkaq, një ditë më parë emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në muajin janar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në muajin shkurt kanë thënë se pranojnë në princip propozimin evropian.
Lajçak thotë se në takimin e së hënës pret që të dy ta pranojnë edhe zyrtarisht e publikisht, si dhe të diskutohet për zbatimin e tij.
“Ka ardhur koha që ai takim të organizohet në Bruksel dhe presim që nga partnerët tanë ta pranojnë zyrtarisht dhe publikisht atë propozim dhe të diskutojmë zbatimin e tij, kështu që ky është qëllimi i takimit tonë të hënën.
Unë nuk do të diskutoja formalitetet, mendoj se është e rëndësishme që palët të pranojnë, siç thashë, që është edhe formale dhe publike të thuhet se e pranojnë atë plan dhe më pas të diskutohen të gjitha detajet e tjera, para së gjithash përmbushja e këtij plani”, tha ai në një intervistë për “Tanjug”.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se propozimi evropian nuk është produkt i negocimit, meqenëse sipas tij më 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, por pa pasur takime për atë temë, “ku pala tjetër nuk ka qenë e interesuar e as e gatshme për këtë, dhe tri javë pas atij takimi vjen propozimi”.
“Pra, nuk është se ne kemi negociuar dhe është sjellë propozimi. Propozimi shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit. Pra, propozimi nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve”, tha ai, duke shtuar se është bazë e mirë për të vazhduar tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë