Shtesat e pakuptimta në sallata dhe alternativat e dobishme
Shumë njerëz i pëlqejnë sallatat si shtesë e ushqimeve kryesore, sepse janë të shëndetshme dhe të shijshme, por shpesh në to vendosin gjëra të cilat në kuptimin e vlerave ushqyese janë tërësisht të zbrazëta.
Katroret e bukës shumë të pjekur – Të shijshme, por të panevojshme. Gjysmë filxhani katrore të tilla përmbajnë edhe deri 100 kalori që nuk u duhen në sallatën e shëndetshme. Më mirë është të vendosni bajame apo arra. Ato përmbajnë pak yndyra, por edhe proteina, fibra dhe kanë përparësi të tjera të ndryshme shëndetësore.
Kastravecët – E vërtetë, janë të shijshëm dhe janë zgjidhje më e mirë se katroret e bukës shumë të pjekur, por nuk kanë shumë vitamina e as fibra dhe paraqesin një përbërës i cili vetëm zë vend në hapësirë në krahasim me alternativat – më i mirë është selinoja e cila është diuretike, është i pasur me kalium dhe vitaminë B6 dhe është forcë lëvizëse e mirë e energjisë. Variant tjetër është kungulli i njomë i pjekur – në një filxhan ka 35 për qind vitamina C që u duhen në ditë, 5 për qind fibra dhe është burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3.
Sallata e ftohtë (kristale) – Në kuptim të vlerave ushqyese është gati krejt e zbrazët, ndërsa shumë njerëzve nuk u pëlqen as shija e saj. Më mirë është të zgjidhni disa variante të tjera të sallatës së gjelbër, por nëse me të vërtetë dëshironi vitamina, më i miri është spinaqi i pazier. Me të do të konsumoni acidin folik, vitaminën C dhe kaliumin. Eksperimentoni me radhiqen, lakrën e gjelbër dhe panxharin.
Salcat për sallata – Ka shumë lloje të tyre dhe me të vërtetë mund të përmirësojnë shijen e sallatave, por duhet të kini kujdes se nga çka përbëhen ato, sepse shumë lehtë mund të shndërrohen në “të keqe kalorike”. Salca duhet të shërbejë si mëlmesë, dhe jo si përbërës elementar i sallatës. Më mirë të përdorni vaj ulliri dhe uthull me pak lëng limoni edhe atë në sasi të vogla.
Djathi – Është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe i proteinave, por edhe rrit sasitë e yndyrave të ngopura dhe kolesterolit në trup. Nëse dëshironi teksturë në formë kremi dhe shije të pasur, shtoni avokado të prerë, ndërsa për kalcium përdorni spinaq dhe lakër të gjelbër.
Bishtajat – Nuk ka asgjë të pashëndetshme në to, por nuk janë ndonjë superushqim. Në një filxhan me bishtaja ka 44 kalori, ndërsa në një filxhan me brokoli 20 kalori. Çka është më mirë atëherë? Brokoli ka më pak kalori, indeks më të vogël glikemik dhe veti të shkëlqyeshme kundërinflamatore. Madje edhe bizelja është më e mirë së bishtaja, sepse është burim më i pasur me fibra dhe me proteina.
Misri – Edhe kur posa është zier ose pjekur, amidoni (niseshteja) i misrit nuk përmban asgjë, ndërsa varianti nga konservat mund të ketë shumë natrium. Nëse sallatës dëshironi t’i shtoni ëmbëlsi si të misrit, më mirë provoni rrepën – ose nga konserva ose të pagatuar, ose atë të grirë në rende. Ai është burim i shkëlqyer i fibrave dhe i acidit folik. Edhe boronicat e thata të kuqe janë shtesë ideale për konsumimin e vitaminës C dhe antioksidantëve.
Proshuta – Vërtet nuk ka nevojë të thuhet asgjë këtu. Por, megjithatë, copat e fërguara të proshutës janë kërcëlluese dhe të shijshme, por njëkohësisht edhe të pashëndetshme dhe me shumë natrium dhe yndyra. Nëse dëshironi ushqim që ju kërcëllin në dhëmbë, provoni farat e kungullit që janë të mbushura me minerale siç është zinku ose me farat e lulediellit që janë të mbushura me acid folik.
Në fund, askush, nuk ju ndalon të shtoni diçka nga gjërat e përmendura në sallata, por bëjeni këtë gjë në sasi të vogla. Cili është kuptimi i sallatës nëse bazohet në përbërës të padobishëm? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme