Shtëpia ku ka më shumë minj e insekte se ushqim për fëmijë

Por, edhe tani kur janë kthyer, përveç bashkimit të tyre nuk pati asgjë të re. Familja Rexhepi vazhdon të jetojë në gjendje të mjerueshme.
Ata kanë pak ushqim, e sipas nënës së tyre Drita Rexhepi, shumë shpesh fëmijët mbesin edhe pa të.
“S’kom pas tomel, ju kom maru qervish”, thotë ajo.
E, zotit të shtëpisë gati të rrënuar, Ismailit, i vjen zor edhe të flas për kushtet ku jeton, raporton Klan Kosova.
Burim të vetëm kjo familje ka një ndihmë sociale prej 70 eurove. Në këtë shtëpi me plotë minj e insekte, ky 65 vjeçar ka edhe probleme shëndetësore.
Drejtori për Shërbime Publike në Podujevë, Agron Hyseni, tha se veç socialit, Komuna ka nda 300 euro për këtë familje, të cilat do t’ua dërgojë javën e ardhshme. Ai Madje premtoi se Komuna do ta ketë prioritet për t’i ndihmuar Rexhepët e Kralevcit. /Klan Kosova/


















































