LAJMI I FUNDIT:

Shtatori do të jetë muaji i gjykimeve në Gjykatën penale

Shtatori do të jetë muaji i gjykimeve në Gjykatën penale

Sipas orarit të gjykimeve të caktuara për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, me dallim prej një ditë janë të caktuara gjykimet për lëndët “Fortesa 2”, në të cilën i akuzuari kryesor është Goran Grujevski dhe “Dhuna”, në të cilën i akuzuar kryesor është ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Lënda e parë, të cilën e udhëheq gjykatësja Lidija Petrovska, është caktuar më datë 26 shtator, ndërsa lënda e dytë, që e udhëheq Tatjana Mihajllova, më 28 shtator.

Më 27 shtator është caktuar gjykimi për mito e kryeministrit Zoran Zaev, i akuzuar se në cilësi të personit zyrtar, si kryetar i komunës së Strumicës, nga një afarist i Strumicës ka kërkuar mito prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror të tokës ndërtimore në Strumicë.
Në fund të muajit pritet të fillojë edhe gjykimi për lëndën “Transporter”, në të cilën është i akuzuar kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski për keqpërdorim të tenderëve për transport të nxënësve.

Në Gjykatën penale javën e ardhshme duhet të mbahet gjykimi për një pjesë të lëndës “Spiun”. Tv martën, më 5 shtator, është caktuar gjykimi për ish-agjentin e kundërzbulimit, Sllobodan Bogoevski, për shpifje dhe ofendim në Gjykatën themelore Shkupi 2.


Prokurorët e PSP-së në korrik deklaruan se kanë pranuar dhjetra ankesa për 17 akuzat e reja të cilat i dërguan në gjykatë, për të cilat pritet që brenda këtij muaji të caktohen gjykimet e para./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori