Pak para aksidentit, piloti e kishte njoftuar kontrollorin e trafikut ajror për një prishje mekanike, raportojnë mediet kolumbiane.

Sipas autoriteteve të gjithë trupat e pajetë janë gjendur brenda ose afër aeroplanit.


Piloti ishte përpjekur ta rikthente aeroplanin në aeroportin prej nga ishte nisur, pasi kishte informuar kontrollorët e trafikut ajror se kishte rënë presioni i karburantit në motor. Mirëpo mjeti fluturues u rrëzua pak çaste pas këtij njoftimi.