LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të shëruar dhe vetëm një rast me COVID-19 sot në Kosovë

Shtatë të shëruar dhe vetëm një rast me COVID-19 sot në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot është evidentuar edhe 1 rast që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kurse 7 persona janë shëruar nga ky virus.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, sot janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat me SARS-CoV-2 është konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:


“SHTATË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!

Sot më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Vushtrri).

Sot më 27 maj 2020, janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 801 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.992 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.048 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 27 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.743.246 raste të COVID-19 dhe 354.884 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Siguri
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori