Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, ka thënë se në këto përfundime kanë ardhur pas kryerjes së ekspertizës nga ana e Departamentit për kriminalistikë të MPB-së së Maqedonisë, në bazë të të cilave shtatë personat në fjalë do të paditen për të dy veprat.

Sipas tij, këta 21 persona të grupit kanë vërtetim se janë të njohur për Policinë për gjashtë vepra të rënda: “Vrasje, dhunë dhe shumë vepra të tjera të bëra në territorin e Maqedonisë dhe ndaj qytetarëve të Maqedonisë, por veprat më të rënda i kanë kryer në territorin e Kosovës dhe Austrisë”.


Sipas televizionit Sitel, Valdet Zekaj nga Kosova i ka 22 kallëzime penale në Kosovë. Ai dyshohet për dy vrasje, sulme, lëndime të rënda, armë mbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve. Po ashtu, sipas këtij televizioni dosje të rënda ka edhe për Shefqet Hallaqin dhe Demë Shehun e po ashtu edhe për komandant “Malishevën”.