Që nga Fanta tek kompjuteri i parë, që nga Volkswagen tek karburanti sintetik: disa prej shpikjeve të lindura në Gjermaninë naziste përdoren edhe sot.
VOLKSWAGEN
Pas goditjes shkatërrimtare të krizës së vitit 1929, Hitleri ishte i vendosur që të mbështeste konsumin e klasës së mesme, dhe në mënyrë të veçantë të motorizonte edhe gjermanët më të varfër. Fyhreri ngarkoi në vitin 1937, inxhinierin Ferdinand Porsche që të themelonte në Wolfsburg, stabilimentin që do të prodhonte Volkswagen, “veturat e popullit”. Që nga viti 1938 e deri në fundin e luftës, prodhimi i automjeteve u konvertua nga civil, në ushtarak, për të rifilluar menjëherë pas fundit të konfliktit me prodhimin e makinës së famshme.
FANTA
Kur, në vitin 1940, Coca-Cola u ndalua nga Rajhu për shkak të ndërprerjes së shkëmbimeve tregtare me SHBA, përgjegjësi gjerman i agjencisë amerikane vendosi të gjejë një alternativë “gjermanike” për pijen e gazuar më të famshme në botë. Zgjidhja? Një pije me bazë qumështi dhe marmelatë molle, përbërës që gjendeshin lehtësisht në Gjermani. U desh një seancë shumë intensive vramendjesh për t’i gjetur një emër të përshtatshëm shpikjes, por me dëshirën e fortë për të gjetur fantazinë, ndodhi që edhe pija të pagëzohej pikërisht “Fanta”.
Për të arritur shijen e agrumeve që njohim ne, u desh të pritej viti 1955. Në atë vit, në stabilimentin e Fantas në Napoli, thuhet se një farë Matarazzo i shtoi edhe portokall recetës origjinale. Bëhet fjalë pra për një shpikje të Gjermanisë naziste, jo tamam të nazistëve.
Z1, KOMPJUTERI I PARË
Në vitin 1937, inxhinieri Konrad Zuse projektoi dhe ndërtoi (në shtëpinë e prindërve) makinën e parë llogaritëse elektronike, një paraardhëse e kompjuterëve modernë. E ushqyer me energji elektromekanike dhe me një njësi llogaritjesh me numra të kodifikuar në binarë, makina e programueshme e Zuses ishte në gjendje të zgjidhte operacione të gjatë matematikorë në një kohë të shkurtër, duke iu dashur vetëm një sekondë për një cikël llogaritjesh. Z1 kryente zbritje, mbledhje, pjesëtime dhe shumëzime sipas udhëzimeve të transmetuar përmes një sistemi skedash. Konrad Zuse nuk ishte asnjëherë pjesë e partisë naziste.
RAKETAT PER TE SHKUAR NË HËNË
Inxhinieri Verner von Braun ishte një prej mendjeve më brilante të Rajhut të Tretë, dhe jo vetëm. Studimet dhe shpikjet e tij në fushën luftarake, sidomos ajo e raketave balistike V-2, i shërbyen shumë edhe NASA-s që i përdori për të zhvilluar raketat e para për eksplorimin e hapësirës. Në fund të konfliktit, von Braun nisi të punojë për agjencinë hapësinore amerikane dhe drejtoi projektimin e Saturn V, raketën me disa faza, dhe më të madhen që është realizuar ndonjëherë. Saturn V u përdor në programet hapësinorë Apollo dhe Skylab.
SERBATORËT E BENZINËS
Gjatë luftës, ishte një nevojë e madhe depozitimi i karburantit për ushtrinë gjermane. Kështu, në vitin 1936, kompania Eisenverke Mueller & Co iu fut punës për të projektuar dhe realizuar bidonë specialë prej 20 litrash, të destinuar për të ruajtur benzinën e nevojshme për aviacionin dhe të tjerë mjete të nazistëve. Siç kërkohej nga Hitleri, në korrik 1937 nisi prodhimi në seri i këtyre serbatorëve rezistencë prej çeliku që përdoren edhe sot.
KARBURANTET SINTETIKE
Në vijim të vështirësive në sigurimin e karburantit për shkak të embargos tregtare, Gjermania nisi të prodhojë naftë sintetike në sasi të mëdha. Në të vërtetë, procesi i konvertimit të karbonit në karburant ishte patentuar që në 1913 nga shpikësi i tij, gjermani Frederik Bergius. Por ishte në vitet pas luftës së dytë që ky zbulim u shfrytëzua dhe përsos me të vërtetë: procesi Bergius u përdor në fakt nga Gjermania naziste për të prodhuar në sasi të mëdha derviatet kryesorë të naftës, ose benzinën dhe vajin, që u përdorën për të furnizuar mjetet e ushtrisë.
AVIONI REAKTIV
Patenta e parë e një avioni të tillë u mor në vitin 1929 nga projektuesi, anglezi Frank Uitlle, por ai nuk gjeti asnjë industri të gatshme ta realizonte. Kështu i pari avion që hyri në shërbim ishte 15 vjet më vonë, “Messerschmitt Me.163B Komet”. Avioni ishte rezultat i punës së Alexander Lippisch, ekspert i avionëve pa motor dhe Helmuth Valter, realizues i motorit të parë me karburant të lëngshëm. Mund të ngjitej deri në 10 mijë metra në 150 sekonda dhe të arrinte 900 km/orë, por autonomia e tij me fuqi të plotë ishte vetëm dhjetë minuta. Takimi i parë me bombarduesit e aleatëve ndodhi në 28 korrik 1944, dhe Komet ishte i jashtëzakonshëm: personelit të armatimit të B-17 i duhej kohë të rrotullonte “frëngjinë”. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Turku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë
Bileta e lotarisë e fshehur në Bibël i sjell amerikanes 1 milion dollarë
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
Turku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
Bileta e lotarisë e fshehur në Bibël i sjell amerikanes 1 milion dollarë
Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit
Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi
Thjeshtë mahnitëse – disa nga modelet më kreative dhe më unike të tortave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?