Eksplorimi hapësinor mund të ketë bërë hapa gjigantë, por njeriu vetëm tani po shkon deri në limitet e sistemit diellor.
Të mos flasim pastaj për të kuptuar dukuri ekzotike të trajtueshme vetëm në nivel teorik. Këto janë 7 prej tyre të cilat na shastisin edhe sot:
Vrimat e zeza
Teleskopët arrijnë vetëm të kapin rrezatimet elektromagnetike, rrezet X dhe siç e kemi parë së fundmi valët gravitacionale të prodhuara nga ato ose nga goditjet. Askush nuk e di se çfarë ka brenda këtyre “gropave thithëse” kozmike, rajone të hapsirë-kohës që shfaqin një tërheqje të tillë gravitacionale, ku as drita nuk depërton.
Boshllëku i madh
Kjo zonë e hapsirës ndodhet 1.5 miliardë vite dritë nga Toka me një diametër 1.3 miliardë vite dritë dhe ka të veçantë atë që nuk ka. Me pak fjalë ka pak galaksi të dukshme, pra pak materie, por është bosh edhe nga materia e errët dhe nuk është një vrimë e zezë (drita mund të depërtojë). Mendohet se pas kësaj zonë boshllëku mund të fshihet gjurma e energjisë së zezë. Në imazh shihet lokalizimi i kësaj zone në yjësinë e Qenve të Gjuetisë.
Materia e errët
Është e nevojshmë për të shpjeguar disa anomali në matjet kozmike (në veçanti në mënyrën e rrotullimit të galaksive spirale) që përfshijnë praninë e sasive të masës që ne nuk arrijmë të shohim. Zë 27 % të Universit. Studimet përpiqen të gjejnë thelbin, por diçka na shpëton. Një hipotezë është se ajo mund të përbëhet nga vrima të zeza të hershme, të formuara në çastet e para të jetës së Universit. Në foto grupi i galaksive Abell 520 që është një mister në studimin e materies së errët. Sipas vlerësimeve kjo materie mund të jetë e përqendruar këtu në zona më pak të populluara me galaksi, ndryshe nga sa besohej.
Energia e errët
Ky element ekzotik që përfaqëson 68% të energjisë dhe të masës së Universit, sipas teorive është faktori kryesor në zgjerimin e kozmosit. Nuk dimë pothuaj asgjë, por informacionet që kemi mbi të i detyrohemi atyre të rrezatimit kozmik të fundit, mbetjeve të rrezatimeve elektro magnetike të prodhuara nga Big Bengu. Në imazh energjia e errët përfaqësohet nga rrjeti i purpurt dhe nga graviteti (me efekte të dukshme, por të lokalizuara) i rrjetit jeshil.
Magneti i madh
Është një anomali gravitacionale me largësi 220 milionë vite drite larg nesh që po tërheq galaksitë (edhe udhën e Qumështit) nën efektin e tërheqjes së një milionë miliardë yjesh. Galaksia jonë thithet nga kjo anomali me shpejtësi 2 milionë km në orë. Për disa tërheqësi i madh është një grumbullim i materies së errët, për të tjerë pluhurat e Udhës së Qumështit po errësojnë origjinën e vërtetë të këtij magneti kozmik.
Peggy”, hëna e Saturnit
Në vitin 2013, ndërsa po fotografonte unazën A të Saturnit, Cassini zbuloi një anomali në ekstremitetin e saj, një çrregullim sinjalesh, 20% më e ndritshmë se zona përreth, që në fund rezultoi të ishte një hënë e vogël në formim e sipër. Hipoteza është se objekti me diamter 1 km është formuar nga kolapsi i materialeve që vijnë nga unazat, një teori që hedh dritë edhe mbi formimin e satelitëve të tjerë të planetit me unaza. Situata aktuale e hënës nuk është shumë e qartë. Ndoshta është shpërbërë ose ndoshta është shkëputur dhe ka ardhur nga një vend tjetër ku nuk mund të shihet.
Anomalia e KIC 8462852
22% e ndriçimit të yllit që ndodhet në distancë 1.480 vite larg nga Toka duket i mbrojtur nga shikimi ynë, një errësim plotësisht i pashpjegueshëm as edhe me praninë e një planeti të madh si Jupiteri në orbitën e yllit. Shpjegimi i derimëtanishëm besohet se shkaktohet nga një familje kometash ose asteroidesh. Nuk përjashtohet as edhe hipoteza e pranisë së një megastrukture aliene rreth yllit si një mburojë diellore ose një mbledhës energjie.Me ardhjen e teleskopit James Webb Space Telescope duhet të kuptojmë më shumë. /ScienceAlert – Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-95-780x439.jpg)
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
![Rrëzohet një aeroplan në Arizona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-98-780x439.jpg)
Rrëzohet një aeroplan në Arizona
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht