Auto Mita i hap dyert për vizitorët - ofron përfitime marramendëse me siguri të plotë!

Siç edhe është paralajmëruar, pas datës 4 maj në Kosovë do të fillon zbutja e masave sa i përket menaxhimit të COVID-19 apo coronavirusit.
Kjo nënkupton se përveç që qytetarët priten që ta kenë më të gjatë orarin e daljes, gjithashtu disa biznese do t’i rikthehen punës për të ndihmuar në rikëmbjen e ekonomisë.
Një ndër këto biznese është edhe lideri i industrisë së automobileve, Auto Mita.
Auto Mita prej datës 4 maj do ta fillojë punën në të gjitha sektorët:
• Shitje • Servis • Limari, etj.
Por, pasi që e ka prioritet shëndetin e qytetarëve, klientëve dhe punëtorëve, Auto Mita krahas hapjes ka marrë edhe shumë masa parandaluese, siç janë:
- Dezinfektimi i plotë i hapësirave të objektit
- Zëvendësimi i derës manuale me derë me vet-hapje në mënyrë që të shmanget kontakti fizik
- Dezinfektimi ditor profesional i çdo veture në showroom
- Shmangia e çdo kontakti direkt nga stafi për veturat në servis
- Maskat dhe dorëzat në dispozicion për çdo individ që e viziton
- Dezinfektuesit e duarve në dispozicion në çdo kohë
- Shënjimi i mbajtjes së distancës.
Veç kësaj, tek Auto Mita mund t'i gjeni edhe ofertat më të çmendura ndonjëherë!





















































