Një komitet amerikan, i krijuar më 1938, hetonte akuzat për pabesi dhe aktivitete subversive të qytetarëve, punonjësve publikë dhe organizatave që dyshoheshin se kanë lidhje me fashistët ose komunistët. Aktivitetin e ndërpreu punën më 1975.
Nga: Evan Andre
Dalton Trumbo
Epoka e listës së zezë filloi në vitin 1947, kur skenaristi i famshëm, Dalton Trumbo dhe disa kineastë të tjerë të njohur të “Dhjetëshes së Hollivudit”, u thirrën para Dhomës të Komitetit të Aktiviteteve Jo-Amerikane (HUAC) dhe u bënë një pyetje tashmë të njohur: “A jeni tani dhe a keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste”?
Trumbo, me të vërtetë kishte qenë më parë një anëtar partie, por si pjesa tjetër e Dhjetëshes, ai refuzoi të përgjigjej në dëshminë e tij dhe madje vuri në dyshim legjitimitetin e HUAC. Si rezultat, ai u akuzua për shpërfillje të Kongresit, u fut në listën e zezë nga studiot e Hollivud dhe u dënua me një vit burg, nga organet përkatëse ligj zbatuese federale.
Pas lirimit të tij, Trumbo u detyrua të shkruante me pseudonime dhe t’i shiste skenarët e vet në tregun e zi. Ai shkroi fshehurazi disa skenarë klasikë, gjatë viteve 1950, duke përfshirë “Gun Crazy” dhe “The Brave One”. Vepra e tij madje fitoi dy çmime Oscar, asnjë prej të cilave ai nuk mundi t’i merrte. Trumbo më në fund doli nga ‘lista e zezë’ në vitin 1960, pasi regjisori Otto Preminger dhe aktori Kirk Douglas, njoftuan se ai do të merrte meritat e shkrimit për filmat “Exodus” dhe “Spartacus”.
Më vonë ai rifilloi karrierën e tij në Hollivud, por vetëm në vitin 2011, Shoqata e Skenaristëve të Amerikës, më në fund e vlerësoi atë fitues të Oscarit, me skenarin për “Roman Holiday” të vitit 1953.
Pete Seeger
Pete Seeger, njihet më së miri si një anëtar themelues i grupit popullor “The Weavers”, por ai si i ri që ishte, gjithashtu pretendoi anëtarësimin në Partinë Komuniste si një radikal politik. Në vitet 1940 dhe 1950, kantautori u hetua nga FBI dhe më vonë u fut në listën e zezë, pasi emri i tij u shfaq në “Red Channels”, një pamflet me ndikim shoqëror, që listonte komunistë të dyshuar, në industrinë e argëtimit. Seegerit, iu ndalua të performonte në televizion dhe “The Weavers”, që u ndanë në vitin 1952, pasi humbi kontratën e regjistrimit.
Tre vjet më vonë, Seeger u thirr për të dëshmuar para HUAC-së. Teksa refuzoi të përdorte të drejtën e tij të Amendamentit të pestë, për të mos dëshmuar kundër vetes, njoftoi se “nuk do t’i përgjigjet asnjë pyetjeje, për bindjet e mija filozofike e fetare, ose bindjet e mija politike, se si nuk votova në asnjë zgjedhje, ose ndonjë nga këto çështje private. Mendoj se këto janë pyetje shumë të papërshtatshme, që duhet bërë për çdo amerikan”. Por, edhe pse tentoi sfidën, Seeger e pa veten të akuzuar me 10 akuza “për shpërfillje të Kongresit” dhe dënohet me një vit burg. Aktakuza u rrëzua më vonë, por ai mbeti i jashtë nga televizioni, deri në vitin 1968.
Orson Welles
Në të njëjtën kohë që regjisori, skenaristi dhe aktori Orson Welles po bënte filma dhe programe novatore radiofonike, ai ishte gjithashtu nën hetimin e FBI-së, si një subversiv potencial komunist dhe politik. Welles u vu në shënjestër pjesërisht për shkak të qëndrimeve të tij progresive politike, por dyshimet u rritën vetëm pas publikimit të filmit të tij klasik, të vitit 1941 “Citizen Kane”, personazhi kryesor i të cilit shërbeu si një referencë e fshehtë e hollë për manjatin e lajmeve antikomuniste, William Randolph Hearst.
“Dëshmitë para nesh çojnë në mënyrë të pashmangshme në përfundimin se filmi ‘Citizen Kane’, nuk është gjë tjetër veçse një zgjatje e fushatës së Partisë Komuniste, për të njollosur një nga kundërshtarët e saj më efektivë dhe më të qëndrueshëm në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një raport të FBI-së. Ndërkohë që Byroja Federale nuk gjeti kurrë prova, që Welles ishte vetë anëtar i Partisë Komuniste, megjithatë e shtoi atë në indeksin e njerëzve saj, që besohej se ishte një kërcënim për sigurinë kombëtare. Emri i tij do të shfaqej më vonë në pamfletin e vitit 1950 “Kanalet e Kuqe”, por deri atëherë ai kishte hyrë tashmë në një periudhë të gjatë mërgimi, të vetë-imponuar në Evropë.
Lena Horne
Gjatë viteve 1940, pamja e bukur dhe zëri i mëndafshtë i këngës së Lena Horneit, e bënë atë një nga yjet e para afrikano-amerikane të skenës dhe ekranit. Megjithatë, ajo u ndesh kundër racizmit institucional dhe zhgënjimet e saj përfundimisht e shtynë atë të bashkohej me një sërë grupesh aktiviste, shumë prej të cilave ishin të populluara nga radikalë politikë dhe komunistë. Megjithëse asnjëherë nuk ishte vetë anëtare e Partisë Komuniste, Horne u shpall fajtore nga shoqata dhe u fut në ‘listën e zezë’ pasi emri i saj u shfaq në “Red Channels”, në vitin 1950.
Në pamundësi për të punuar në televizion apo film, ajo i kaloi vitet e ardhshme duke bërë turne, si në një klub nate dhe këngëtare kabaresh. Ajo gjithashtu luftoi për të pastruar emrin e saj, duke mohuar publikisht komunizmin dhe duke ndërmarrë një fushatë shkrimi letrash, për gazetarët dhe figurat e shquara të argëtimit. Plani funksionoi: reputacioni i saj, u rehabilitua ngadalë dhe nga fundi i viteve 1950, ajo përsëri po shfaqej në shfaqje televizive të varietetit dhe po regjistronte hite. Me gjithë dëshirën e saj, me ‘listën e zezë’ ajo mbeti një aktiviste politike dhe më vonë gjatë viteve 1960 mori pjesë në protestat e të drejtave civile.
Charlie Chaplin
Megjithëse kurrë nuk ishte anëtar i Partisë Komuniste, ikona e ekranit të heshtur, Charlie Chaplin, tërhoqi zemërimin e qeverisë për filmat e tij subversive dhe mbështetjen e kauzave politike të majta. Krijuesi i “Little Tramp” shtrydhi shoqërinë kapitaliste dhe industriale me filma të tillë si “Modern Times”, “The Great Dictator” dhe “Monsieur Verdoux”, dhe më vonë ai u denoncua si një simpatizant komunist, pasi dhuroi para për fondin e mbrojtjes për Dalton Trumbos dhe Dhjetëshen e Hollivudit. Ndërkohë, FBI përpiloi një dosje për Chaplinin që ishte mbi 2000 faqe.
Tensionet më në fund arritën në krye në vitin 1952, kur Chaplin-it, një shtetasi britanik, pas një udhëtimi jashtë vendit, iu refuzua viza e ri hyrjes në Shtetet e Bashkuara. I thanë se do t’i duhej të dëshmonte përpara se të mund të rifitonte lejen, për “vlerën e tij morale”, regjisori dhe aktori ndërpreu lidhjet me Amerikën dhe e kaloi pjesën tjetër të karrierës së tij, duke punuar në Evropë. Me përjashtim të një udhëtimi në vitin 1972, kur ai vajti për të marrë një Oscar nderi, Chaplin nuk shkeli më kurrë në Shtetet e Bashkuara.
Lee Grant
Në vitin 1951, vetëm pak javë pas publikimit të filmit të saj të parë Hollivud, “Detective Story”, aktorja Lee Grant, kritikoi hetimet e HUAC-së, në një fjalim në funeralin e aktorit të ‘listës së zezë’, J. Edward Bromberg. Ndërsa Grant nuk kishte qenë kurrë aktive në politikën komuniste, komentet e saj në dukje beninje, u bënë publike shpejt, duke i dhënë asaj një vend në ‘listën e zezë’ të industrisë së televizionit.
Ajo u thirr më vonë para HUAC-së dhe iu kërkua të ndahej nga bashkëshorti i saj komunist, por ajo refuzoi t’u përgjigjej kërkesës së Komitetit. Përveç pjesëve të rastësishme, Grant u ndalua në mënyrë efektive, të shfaqej në filma dhe televizion për 12 vitet e ardhshme. Pas heqjes së saj nga lista e zezë në vitet 1960, ajo bëri një rikthim të fuqishëm në ekranin e argjendtë dhe fitoi tre nominime ‘Oscar’ për aktrime të ndryshme, si për filmin “Shampo” të vitit 1975.
Dashiell Hammett
Njeriu që ndihmoi në krijimin e trillimeve të forta me romane detektive si: “The Maltese Falcon” dhe “The Thin Man”, ishte gjithashtu një anëtar i njohur antifashist i Partisë Komuniste. Në vitin 1951, ndërsa shërbente si administrues i besuar i Kongresit të të Drejtave Civile (të majta), Hammett u thirr në gjykatën federale dhe iu kërkua të dëshmonte për kontribuuesit e grupit, në fondin e lirimit me kusht. Kur ai pranoi akuzën dhe refuzoi të përmendte emra, ai u gjet në shkelje te ligjit nga gjykata dhe u dënua me gjashtë muaj burg.
Dy vjet më vonë, ai u thirr përpara Nën komitetit të Përhershëm të Senatit për Hetimet e Joseph McCarthyit dhe u mor në pyetje për lidhjet e tij me komunizmin, por përsëri ai refuzoi të bashkëpunonte. Deri atëherë, përplasjet e Hammettit, me qeverinë i kishin dhënë atij një vend në ‘listën e zezë’ të industrisë së argëtimit. Kopjet e librave të tij madje u hoqën përkohësisht nga disa biblioteka të Departamentit të Shtetit. Pasi pësoi një atak në zemër në vitin 1955, ai u tërhoq nga bota letrare dhe jetoi i tërhequr deri në vdekjen e tij në vitin 1961. /Memorie/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMemli heq fotot e Nënës Terezës dhe Ibrahim Rugovës
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
Dita kur Dostojevski ma shprehu dashurinë
Poetika e fatalitetit: “Pedro Paramo”
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
LAMTUMIRË
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët