Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i pacientëve që po trajtohen nga coronavirusi është 39.

Në njoftim thuhet se 11 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 të tjerë më post-Covid.


"Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 10 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë", thuhet në njoftim.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 5 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient Spitali i Gjakovës, 2 pacientë Spitali i Prizrenit, 4 pacientë Spitali i Pejës, 1 pacient Spitali i Ferizajt, 1 pacient /Telegrafi/