Policia e Kosovës është duke vazhduar me shqiptimin e gjobave për shoferët që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit, e një numër të madh të këtyre gjobave po e bëjë duke u bazuar në dëshmitë me fotografi apo video që qytetarët publikojnë në rrjete sociale si dhe ua dërgojnë policisë.
Por sa kanë të drejt Policia e Kosovës të shqiptojë gjoba për shoferë, në raste kur ata nuk janë prezent në vendin ku ndodhë shkelja?
Telegrafi ka kontaktuar me Zyrën për Media në Policinë e Kosovës, ku ka pyetur se si është e rregulluar me ligj çështja e gjobave.
PK në përgjigjen e dhënë për Telegrafin thekson se Ligji për Policinë, me nenin 10 dhe 11 përcakton detyrat dhe autorizimet e policisë, ku ndër tjera, përcaktohet që policia mbikëqyrë dhe kontrollon sigurinë në komunikacion.
“Me qëllim që të bëjë parandalimin, luftimin e krimit dhe për të shtuar sigurinë e përgjithshme dhe sidomos atë në komunikacionin rrugor, policia përveç tjerash, bashkëpunon edhe me komunitetin. Po ashtu, mbështetur në Ligjin për Policinë – neni 15 – pranimi i informatave për veprat penale dhe shkeljeve tjera të ligjit, përcaktohet që policia ka detyrë t’i pranojë informatat e ofruara nga personat lidhur me kryerjen e ndonjë vepre penale ose me shkeljet tjera të ligjit që janë relevante për punën dhe kompetencat e policisë”, thuhet në përgjigje.
Tutje, PK thotë se i kanë kushtuar rëndësi çështjes së sigurisë në komunikacion, dhe për këtë ka ndërmarrë veprime e aktivitete.
Sipas tyre, policia mbledh informacione dhe ndërmerr veprime me qëllim të parandalimit dhe ndëshkimin e kundërvajtësve.
“Policia në vazhdimësi i ka kushtuar rëndësinë e duhur çështjes së sigurisë në komunikacion rrugor, me ç’rast ka ndërmarr veprime dhe aktivitete për sensibilizimin e komunitetit nëpërmjet projekteve të ndryshme nga policia, në bashkëpunim me të gjithë akterët relevant si me media, OJQ, qytetarë, ministritë relevante si dhe me partnerët ndërkombëtarë”, bën të ditur Policia.
Gjithashtu, Policia ka treguar se cilat ligje e rregullojnë këtë çështje. Mbikëqyrjen dhe kontrollin në komunikacionin rrugor, policia e realizon duke zbatuar ligjet në fuqi të cilat e rregullojnë këtë fushë, siç janë Ligji për Kundërvajtje, Ligji për rregullat e trafikut rrugor, Ligji për patentë shoferi, Ligji për automjete si dhe ligje tjera. Mbështetur në ligjet e lartë cekura, policia mbledh informacione dhe ndërmerr veprime me qëllim të parandalimit dhe ndëshkimin e kundërvajtësve, të cilët bien ndesh me dispozitat e ligjeve të lartcekura”.
Tutje, PK thekson se “Ligji për kundërvajtje rregullon procedurën kundërvajtëse, andaj policia në rastet kur grumbullon informacione të mjaftueshme dhe prova bindëse se një kundërvajtje është kryer, sipas ligjit fillon procedurën kundërvajtëse kundër kryerësit të asaj kundërvajtje. Së këndejmi, sa herë që nga policia vërtetohet se ndokush ka kryer kundërvajtje, ndaj tij shqiptohet dënimi që e parasheh ligji për atë kundërvajtje”.
Megjithatë, edhe në këto raste kur dënohen përmes fotografive, qytetarët kanë të drejtë ankese.
“Sikurse në çdo rast tjetër, edhe në këto raste secilit kundërvajtës ndaj të cilit është shqiptuar dënimi, ka të gjitha mundësitë ligjore që ta argumentoj të kundërtën përmes mjeteve të rregullta juridike”, thotë policia.
Ndërkohë lidhur me aksidentet në trafikun rrugor e në veçanti atyre me fatalitet, Policia e Kosovë ka hartuar urdhrin operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke planifikuar detyra dhe angazhime shtesë, me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor.
Sipas PK-së, pjesë e këtij plani është edhe përdorimi i dron-ëve ku do të vëzhgohet hapësira ajrore përmes dron-ëve, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventivën e aksidenteve të trafikut rrugor, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.
“Ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, duke pas “ZERO” tolerancë ndaj të gjithë shkelësve të Ligjit”, thotë policia.
Ndërkaq, sipas raportit të policisë, Janar-Maj, kanë ndodhur 37 aksidente me fatalitet, prej tyre 42 persona kanë vdekur.
Po ashtu 2753 aksidente me lëndime prej tyre, 5419 persona të lënduar.
Për pesë muaj, kanë ndodhur gjithsej 7645 aksidente, ndërsa 167304 tiketa të shqiptuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria e RMV-së propozon edhe tre ambasadorë të rinj, iniciohet procedurë për tërheqjen e nëntë ambasadorëve
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës
Limani paralajmëron edhe një çerdhe të re në Gostivar
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij