Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) e ka emëruar gazetarin Elez Biberaj, si drejtor në detyrë të Zërit të Amerikës.
Siç shkruan VOA, përcjell Telegrafi, emërimi i Biberajt u njoftua në një e-mail për stafin të martën nga drejtori ekzekutiv i caktuar kohët e fundit i USAGM, Michael Pack, i cili gjithashtu emëroi udhëheqësit në detyrë të rrjeteve të tjera të lajmeve të mëdha të financuara nga SHBA.
Ndryshe, Biberaj ka qenë drejtor i Zërit të Amerikës në Eurasia Division që nga viti 2006, duke e bërë atë përgjegjës për programimin e Zërit të Amerikës për audiencën në Rusi, Ukrainë, Armeni, Gjeorgji dhe Ballkan.
Ai gjithashtu ka shërbyer si shef i shërbimit në gjuhën shqipe të Zërit të Amerikës.
Biberaj është i doktoruar në shkencat politike nga Universiteti Columbia dhe është autor i katër librave, duke përfshirë “Shqipëria në tranzicion, rruga e vështirë drejt demokracisë 1990 – 2010”.
Emërimi thuhet se vjen në një kohë kur publiku po debaton për pavarësinë e politikës editoriale të Zërit të Amerikës, përcjell Telegrafi.
Paraardhësi i Biberajt në Zërin e Amerikës, Amanda Bennett dhe zëvendësi i saj, Sandy Shugawara, dhanë dorëheqjen disa ditë para se Peck të largonte disa shefa të rrjetit mediatik, sapo ai mori përsipër menaxhimin e Agjencisë në fillim të muajit.
Ndryshe, sipas Wikipedia, Elez Biberaj u lind më 15 nëntor 1952, në një fshat të banuar me shqiptarë në Plavë të Malit të Zi, një vit pasi prindërit e tij ishin detyruar të linin vendlindjen e tyre, Shqipërinë, si pasojë e regjimit totalitar.
Katër vitet e para të shkollës fillore i ndoqi në fshatin Hot në gjuhën serbokroate, ndërsa klasët nga e pesta në të tetën i ndoqi në Gjakovë.
Pasi u regjistrua në shkollën e mesme në Prizren, në janar të vitit 1968, bashkë me familjen e tij emigroi në Itali. Gjashtë muaj më vonë arriti me familjen në Amerikë.
Biberaj punën e tij si gazetar në Zërin e Amerikës (Voice of America) – redaksia e gjuhës shqipe, e ka filluar në dhjetor 1980.
Këtu pas disa viteve më 1989 merr pozitën e redaktorit përgjegjës të redaksisë së gjuhës shqipe, ndërsa më 2004 emërohet redaktor përgjegjës për redaksitë në gjuhët evropiane.
Me këtë rast i janë shprehur mirënjohje për punën e tij që kishte bërë në afirmimin e Zërit të Amerikës jo vetëm ndër shqiptarët por edhe ndër popujt tjerë të Ballkanit e Evropës Lindore. Ndër shprehësit e mirënjohjeve ishte edhe ambasadori i OSBE-së, Uiliem Uolker.
Po sipas Wikipedia, Biberaj u bë i njohur në mjediset kosovare sidomos pas demonstratave të 1981-ës kur në Kosovë paraqitet një boshllëk i informacioneve për ngjarjet që zhvilloheshin në Kosovë.
Biberaj është një ndër gazetarët, raportimet e të cilit janë marrë me seriozitet të veçantë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët