Shqiptarja, arbëreshe apo arvanitase, myslimane apo e krishterë, veriore apo jugore, elitare apo popullore, qytetare apo malësore, nuk i ka lënë indiferentë të huajt me veshjen e saj tradicionale. Madje, shpeshherë ajo ka ngjallur kureshtje me veçantinë e stilit të saj. Këtë e dëshmojnë revistat, gazetat dhe romanet e shumta franceze apo në gjuhën frënge, ku hasim gravura dhe fotografi që i dedikohen asaj, si në vijim:


Gra shqiptare 02 Veshje popullore të grave shqiptare (1782) / Jean Houel, Palazzo Adriano, Sicili

Gra shqiptare 03 Bukuroshja shqiptare dhe Chateaubriand, Athinë (1806)

Gra shqiptare 04 Mbi tarracat e Ohrit, Shqipëri (1841) / R. Coton Woodville, revista “Le Monde Illustré”

Gra shqiptare 05 Kostumet popullore shqiptare sipas krahinave dhe besimeve fetare (1880) / Fortuné Louis Méaulle, revista “Le Monde Illustré”

Gra shqiptare 06 Princesha mirditore / Jules - Marie Armand, Molteni (1897-1898)

Gra shqiptare 07 Grua mirditore / Jules - Marie Armand, Molteni (1897-1898)

Gra shqiptare 08 Malësorja mirditore / Jules - Marie Armand, Molteni (1897-1898)

Gra shqiptare 09 Gratë shqiptare tek burimi (1912)

Gra shqiptare 10 Gratë shqiptare në Maqedoni (1916)

Gra shqiptare 11 Kurs rrobaqepësie për gratë myslimane shqiptare të Tiranës (1919)