Aktori shqiptar, Marko Caka, është duke vazhduar me suksesin në skenën ndërkombëtare.

Pas pjesëmarrjes në disa filma, ku luan krahas yjeve më të mëdha të Hollywoodit, 46-vjeçari është paraqitur në një videoklip muzikor.


caka1 (Foto: YouTube)

Është fjala për videon e këngës “Downtown” që është bashkëpunim i këngëtares braziliane, Anitta dhe këngëtarit kolumbian, J Balvin.

“‘Downtown’ videoja muzikore e Anittas dhe J Balvin. Jam i kënaqur që jam protagonist në video. Faleminderit për këtë mundësi”, ka shkruar Caka në një postim në Instagram.

caka3 (Foto: YouTube)

Që në ditën e parë pas publikimit, kjo këngë premton të shndërrohet në një hit botëror, njofton Telegrafi.

Akoma pa kaluar 24 orë nga publikimi në YouTube, videoklipi i kësaj kënge është shikuar 4.6 milionë herë.

Marko Caka është një aktor me prejardhje nga Shkodra, ndërsa origjina e tij e largët është nga Ferizaji i Kosovës.

Ai është rritur në Athinë ku ka qëndruar për 19 vjet dhe pastaj është zhvendosur në Neë York. Për një dekadë ka qenë korrespondent mediatik duke i mbuluar evenimentet e rëndësishme të filmit dhe sportit në Evropë, ndërsa ka intervistuar artistë të famshëm, yje të sportit dhe liderë botërorë të politikës.

markoanita (Foto: Intsgram/MarkoCaka)

Karrierën filmike e nisi falë mbështetjes së aktorëve që i kishte intervistuar paraprakisht, ndërsa talenti i tij bëri që të fitonte besimin e filmbërësve të mëdhenj, si Steven Spielberg , Martin Scorsese e Timothy Van Patten.

markobaldwin (Foto: Intsgram/MarkoCaka)

Ka luajtur në filma e seriale televizive krahas yjeve, si Steve Buscemi, Tom Hanks, Jim Belushi, Ben Affleck, George Clooney, Julia Roberts, Megan Fox, Will Smith, Al Pacino, Hugh Jackman e të tjerë, si dhe krahas Vin Diesel, Dëayne Johnson, Jason Statham e Scott Eastwood në “The Fate of the Furious”. /Telegrafi/