Shqiptari akuzohet se tentoi të vriste ish-të dashurën: “I dërgonte të fejuarës videot tona duke bërë seks!”
Zbardhet dëshmia e shqiptarit, Hasan Varoshi, 25 vjeç i akuzuar se tentoi të vriste ish-të dashurën e tij.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në Genova, më 30 janar, ku u raportua se shqiptari dogji ish-të dashurën italiane, por përfundoi edhe vetë me plagë djegieje.
Mediat italiane raportojnë se gjatë dëshmisë së dhënë për policinë në spital, (pasi edhe ai ndodhet me plagë djegieje) ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për krim për xhelozi apo vrasje dashurie.
Varoshi ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë e Alessandra P., 40 vjeçe për t’i shkatërruar telefonin, pasi i dërgonte një shoqes së saj video ku ai dhe ajo shfaqeshin duke kryer marrëdhënie seksuale.
“Nuk është e vërtetë se shkova për ta dëmtuar”, tregon 25-vjeçari. “Në fakt ajo po më provokonte duke i dërguar të dashurës sime aktuale videot tona duke bërë seks”.
Sipas tij, Alessandra ishte duke bërë punë shtëpi dhe po pastronte me alkool kur ai shkoi në banesën e saj.
Ai ka treguar se pas debatit, mes tyre lindi një grindje. Në sherr e sipër shishja me alkool përfundoi në tokë dhe 25-vjeçari ka thënë se e largoi atë, por ajo përfundoi te sobës, çfarë solli pastaj edhe shpërthimin e zjarrit.
“Ajo po digjej, unë e shpëtova nga flakët”, tregon shqiptari raporton Panorama.
Nga hetimet ka rezultuar se Alessandra ka marrë djegie më të shumta. Ndërkohë, që Hasani ka thënë se e kapi prej krahu për ta larguar nga zjarri.
Më pas, theu xhamin e dritares për të dalë jashtë. Të dy u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze