LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët pushtojnë formacionin e javës në Zvicër (Foto)

Shqiptarët pushtojnë formacionin e javës në Zvicër (Foto)

Është zhvilluar java e 27-të në elitën e futbollit të Zvicrës, ku kjo javë ka kaluar me fitoren e thellë të Young Boysit 7-0.

Skuadra e mbrojtësit shqiptar, Florent Hadergjonaj ka mposhtur me rezultat të thellë ndaj Luganos.

Hadergjonaj ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës falë një asistimi në këtë takim, por nisi aksionet edhe tek dy gola tjerë të Young Boysit.

Në formacionin më të mirë të javës vend ka edhe për mesfushorin fantastik Taulant Xhaka që ishte i mrekullueshëm në mesfushë për Baselin në derbin 2-2 ndaj Zurichut.


Ndërkohë në fazën e sulmit është i vetëm sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku.

Sadiku shënoi dhe asistoi në fitoren 3-0 të Vaduzit ndaj St Gallenit, fitore që e largoi skuadrën e tij nga fundi i tabelës. /Telegrafi/

Shqip