LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët në Ukrainë ruajnë gjuhën e traditat, por gati edhe për luftë

Shqiptarët në Ukrainë ruajnë gjuhën e traditat, por gati edhe për luftë

Flasin toskërishten e vjetër, ruajnë kostumet popullore qindra vjeçare dhe festojnë Shën Gjergjin në kujtim të Gjergj Kastriotit. 

Bëhet fjalë për 5000 shqiptarët e Ukrainës, të cilët emigruan 300 vite më parë nga rrethi i Korçës për në Evropën Lindore pikërisht për t’i shpëtuar luftës, asokohe me Perandorinë Osmane, por e gjejnë veten, për ironinë e fatit, sërish në vijën e betejës.

Ngjarjet e fundit në Ukrainë janë prej ditësh në faqet e para të medias botërore.


Konflikti i hapur me Rusinë për shkak të grumbullimit të mijërave trupave në kufi duket se po i drejtohet pikës së moskthimit, ku nuk përjashtohet mundësia e një lufte.

Minoritetit shqiptar që jeton në Ukrainë është po aq i shqetësuar nga konflikti Rusi-Ukrainë sa pjesa tjetër e qytetarëve.

Por përfaqësuesi i Unionit shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermenti deklaroi në një interviste televizive disa ditë më parë se ata nuk do të dorëzohen përballë një sulmi të mundshëm rus.

Dermenti thotë se minoriteti shqiptar është luftarak dhe ata nuk i harrojnë traditat e tyre të vjetra, duke kërkuar madje që të ketë një shkollë të gjuhës dhe kulturës shqipe në Ukrainë.

Në katër zona në jug të Ukrainës flitet shqip, në Odesa, Georgievka, Devninskoe dhe Gamovka. /tch/

Për të ndjekur video kronikën klikoni KËTU 

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori