Pesë parti politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – që njihet edhe si Lugina e Preshevës – janë marrë vesh që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore.
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës thonë se është shumë e rëndësishme që partitë politike kanë arritur një unifikim që bashkë të marrin pjesë në zgjedhje.
Ata thonë po ashtu se synimi i tyre është arritja e të paktën tri ulëseve në Kuvendin e Serbisë.
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje ka për qëllim fuqizimin e shqiptarëve në aspektin politik.
“Ne synojmë pra arritjen e tri mandateve meqë kësaj here për here të parë janë pesë partitë kryesore të angazhuar në një listë të përbashkët. Kjo e jep mundësinë që realisht mendojmë se do të arrijmë të sigurojmë tri mandate”, tha Kamberi.
Ai tha se synimi i partive politike është që të zgjidhen të gjitha problemet e shqiptarëve.
“Synimi ynë është qeveria në Beograd t’i konsiderojë partitë politike shqiptare në Luginë të Preshevës partner për t’i zgjidhur ato probleme për të cilat me vite të tëra nuk ka pasur zgjidhje. Megjithatë synimi ynë esencial politik është që të arrijmë që në bisedimet që duhet të zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë, Lugina e Preshevës të jetë një nder temat të cilat do të diskutohen, pra një teme e cila kërkon zgjidhje të drejtpërdrejt dhe emergjente”, tha Kamberi.
Pesë parti bashkohen në një listë
Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, kanë arritur marrëveshje në fillim të ketij viti në Tiranë, me ndërmjetësimin e ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.
Shqiptarët që jetojnë në komunat në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc thonë, ndaj tyre behet diskriminim i vazhdueshme nga shteti serb.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, tha për Radion Evropa e Lirë se aktualisht është shumë e rëndësishme që faktori shqiptar të jetë i unifikuar sidomos tani në këtë kohë.
“Pretendimi është që me ketë listë shqiptare të Luginës së Preshevës të kenë më shumë përfaqësues në parlamentin republikan të Serbisë, atje ku do të mund të dëgjohet edhe me shumë zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke shpjeguar dhe dhënë informacione të sakta sa i përket problemeve dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët”, tha Mustafa.
Kujtim Sadriu, drejtor i Qendrës së Preshevës për Kërkime dhe Monitorim, i ka thanë Radios Evropa e Lirë, se lista e përbashkët e shqiptarëve do të ketë një mbështetje edhe më domethënëse nëse ajo lufton për të siguruar një pozitë më të mirë për të gjithë pakicën kombëtare dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi.
Shqiptarët kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë në vitin 2011
Një numër më i madh i deputetëve shqiptarë në parlamentin serb, sipas tij, do të sillte një ndikim me të madh te shqiptarët, por kjo do të ndodhte nëse ata do të përqendroheshin te të gjithë votuesit e mundshëm.
“Do të ishte në interes jo vetëm të komunitetit shqiptar në Serbi, por edhe të shtetit të Serbisë, i cili do të tregonte se të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe qe kultivojnë shumëllojshmëri, gjë që nuk ka qenë rasti për shqiptarët për dekada të tëra”, thotë Sadriu.
Lojë ‘pingpongu’ e institucioneve me Luginën e Preshevës
Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, thotë se shqiptarët në Serbi mbajnë edhe barrën e tendosjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Pozicioni i shqiptarëve në Serbi ka qenë nën hijen e marrëdhënieve me Kosovën për dekada. Serbia tani ka një prirje të përmirësimit të marrëdhënieve me Shqipërinë, e cila ka kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e bashkëpunimit me komunat e Preshevës dhe Bujanovacit”, thotë Janjic.
Ai shtoi se tani është koha për të ndryshuar qëndrimin e publikut në Serbi ndaj bashkëqytetarëve të kombësisë shqiptare.
“Duhet përgatitur për një mundësi reale pas këtyre zgjedhjeve që shqiptarët të behën të barabartë në vendimmarrje, jo vetëm në Kuvend por ta kenë edhe mundësinë të jene pjesë e ekzekutivit. Kjo prapë do të varet nga situata në Kosovë dhe si zhvillohet dialogu”, është shprehur Janjiq.
Ende nuk ka një numër të saktë së sa shqiptarë jetojnë në Serbi pasi ata kanë bojkotuar regjistrimin e fundit në Serbi në vitin 2011. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova