Site icon Telegrafi

Shqiptarët e bllokuar në Izrael, flasin nga Tel Avivi pas sulmit të Iranit: Na kujtuan komunizmin kur futeshim në tunel

Drejtoresha e turizmit në ministri Herida Duro, së bashku me vajzën 10 muajsh, janë dy nga tetë shqiptarët e bllokuar në Tel Aviv.

“Është e vogël ende në gji, por jam më e qetë që është me mua se sat ë mos e kisha”.

Mes tyre ka dhe operatorë turistikë të cilët duhet të niseshin nga aeroporti i kryeqytetit izraelit në orën 5 të mëngjesit të sotëm, por për shkak të sulmit nga Irani, fluturimi është anuluar.

“Kemi ardhur që të enjten, por fluturimi i sotëm për kthimin u anulua, ndërsa po presim të nisemi në mbrëmje për në tiranë”.

Në Izrael mësohet të jetojnë një komunitet prej rreth 1000 shqiptarësh, disa me qëndrim të përhershëm e të tjerë për vizita të përkohshme.

“Jemi 8 që duhet të kthehemi brenda 24 orëve”.

Lexo po ashtu U mbrojt me sukses nga sulmet e Iranit me 300 dronë dhe raketa - sa i kushtoi Izraelit mbrojtja për një natë?

Një ditë para sulmit të befasishëm nga Irani ata morën pjesë në një aktivitet turistik ‘Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite. Një udhëtim i cili ua ktheu eksperiencën në alarm, por ata tregojnë për Top Channel se nuk janë të frikësuar dhe ndodhen të sigurt në hotelin Kempinski në Tel Aviv.

Ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë, por që sulmi i raketave prishi planin e tyre.

Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të diel.

Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve.

Raportohet se kompanitë ajrore nuk marrin përsipër fluturimet në këtë situatë dhe shpresat i kanë te data 19 prill, ku mendohet të organizohet një charter për ta drejt Qipros.

Ky informacion konfirmohet për Top Channel nga Unioni Turistik Shqiptar, por Ministria e Jashtme e mohon pavarësisht postimeve të bëra në rrjete sociale një ditë para sulmit.

Megjithatë, menjëherë të ftuarit shqiptarë nga Izraeli janë marr në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit  në një strukturë akomoduese të sigurt që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane, në hotelin Kempinski në Tel Aviv.

Exit mobile version