LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria themelon çmimin “Ambasador i Kombit” për diasporën

Shqipëria themelon çmimin “Ambasador i Kombit” për diasporën

Përfaqësuesit më të suksesshëm të komuniteteve shqiptare jashtë vendit do të nderohen me Çmimin “Ambasador i Kombit” nga Shqipëria.

Qeveria përcaktoi në mbledhjen e djeshme kriteret dhe mënyrën e ndarjes të çmimit “Ambasador i Kombit”.

Çmimi “Ambasador i Kombit” do të ndahet bazuar në vlerësimin e kontributit, meritokracisë, transparencës dhe mirënjohjes publike.


Kriteret që duhet të plotësojnë pjesëtarët e suksesshëm të diasporës për marrjen e çmimit janë integriteti dhe reputacioni në komunitetin ku jeton; përfaqësimi i suksesshëm në diasporë dhe kontributi i veçantë për Republikën e Shqipërisë apo diasporën.

Sipas këtij vendimi, ambasadorët e Shqipërisë të akredituar jashtë vendit, nëpërmjet Ministrit për Punët e Jashtme, i propozojnë Ministrit për Diasporën përfaqësuesit më të suksesshëm të komuniteteve shqiptare jashtë vendit për dhënien e çmimit “Ambasador i Kombit”.

Propozimet duhet të shoqërohen me biografinë dhe vlerësime të nevojshme të veprimtarisë së subjektit tё propozuar, transmeton Atsh.

Ndërkohë është Ministri për Diasporën, ai që vlerëson propozimet e ardhura, së bashku me rekomandimet për dhënien e çmimit, dhe ia propozon ato zyrtarisht, Kryeministrit.

Çmimi “Ambasador i Kombit” jepet nga Kryeministri dhe i dorëzohet personalisht personit që merr çmimin, por, në raste të veçanta, mund t’i dorëzohet edhe familjarëve apo përfaqësuesve të tij.

Vendimi parashikon që Çmimi “Ambasador i Kombit” nuk ka vlerë monetare, por jepet në formën e një certifikate. / Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori