LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria prezantohen trajnerët e ri në grupmosha

Shqipëria prezantohen trajnerët e ri në grupmosha

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar zyrtarisht drejtorin e ri të ekipeve kombëtare, Xhemal Mustedanagic, i cili në bazë të analizave të rezultateve dhe të formimit ka vendosur edhe për trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.

I vetmi i rezistuar nga sezoni i kaluar është Alban Bushi, trajneri i Kombëtares U21, ndërkohë që në ekipet e tjera janë vendosur respektivisht si në vijim: Nevil Dede te Kombëtarja U19, i cili zëvendëson Erjon Bogdanin; Elvin Beqiri te Kombëtarja U17, që zëvendëson Mustedanagicin; si dhe Armand Damo te Kombëtarja U15, që zëvendëson Eqerem Memushajn.

“Atë që kërkoj është që të jemi të ndershëm me lojtarët. Kemi organizuar me sistem çdo gjë. Të jemi të ndershëm kundër Federatës, futbollistëve dhe vetvetes”.


“Në qoftë se cilido nga ne nuk është i ndershëm dhe nuk i respekton rregullat e kushtet, atëherë nuk është për Kombëtaren. Unë jam drejtor teknik, përpara nuk ka pasur një të tillë. Do të futet gjithçka në sistem dhe do të ndjekim rrugën e sistemit që kemi nisur”.

https://www.youtube.com/watch?v=aQA6SG4wvfY

“Do të respektojmë sistemin dhe rregullat që kemi vendosur. Në futboll, gjithçka është e thjeshtë, nuk ka filozofi”, tha Xhemal Mustedanagic, drejtor i ekipeve kombëtare.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku theksoi edhe ndryshimet në ekipet zinxhire të kombëtares.

“Do të krijojmë edhe Kombëtaret U-16, U-18 dhe U-20. Do të shikojmë nëse do të marrim trajnerë të tjerë, apo do të zgjedhim këta që janë”, tha Ilir Shulku.

Ndërkohë, drejtori i ekipeve kombëtare Mustedanagic theksoi se te të gjitha kombëtaret, nga U15 deri tek U19, do të jetë e detyrueshme që të përzgjidhen lojtarët e kampionatit vendas. /Top Channel/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ndërkombëtare
Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori