Nga: Daut Dauti
Profesoresha Bettany Hughes, është e njohur në botë për programet e saja televizive – dokumentarë për historinë. Në këtë vazhdë, ditëve të fundit Bettany i ka shfaqur në BBC edhe dy episode të ndara në katër pjesë, për historinë e Shqipërisë që i ka titulluar: Mrekullitë e Shqipërisë. Në episodin e parë trajtohet Shqipëria në kohën e sundimit romak dhe çështja e hakmarrjes, kurse në të dytin sundimi otoman dhe ai komunist. Programet e saja vlerësohen si të shkëlqyeshme dhe shikohen me interesim të madh në tërë botën.
Në krahasim me programet tjera të saja, siç janë ato për Perandorinë Romake, Bizantine, Otomane, sundimin arab në Spanjë, Greqinë etj., ky për Shqipërinë është më i shkurtër. Por, kryesisht është program i mirë dhe mjaft promovues. Roli i Shqipërisë në histori më shumë se zakonisht është injoruar. Është hera e parë që në media vizuele elitare botërore, siç është BBC, Bettany e paraqet Shqipërinë dhe shqiptarët si shumë të rëndësishëm në historinë e Ballkanit dhe Evropës.
Ja se si e përfundon Bettany episodin e fundit:
‘Kudo që kam udhëtuar në Shqipëri, kam dëgjuar një frazë të bukur, që nuk e kam dëgjuar më parë e që thotë: Të lumshin këmbët. Pra, këmbët që të sollën këtu. Në mënyrë themelore kjo do të thotë – faleminderit që keni ardhur. Kjo është diçka shqiptare, në mënyrë konstitucionale. Ky është territor i udhëtimeve, shkëmbimeve dhe influencave të jashtme. Fakti që komunizmi e kishte shndërruar këtë vend në kafaz d.m.th. se trashëgimia komuniste është fascinuese dhe shprehëse, por në të vërtetë kjo nuk është mrekulli apo thesar. Është diçka që e bartë tragjedinë në vete. […] Në tragjedinë e komunizmit ka mbijetuar ndjenja e historisë dhe mikpritja deri në këtë kohë. Është ndjenjë e drejtë të përshkruhet Shqipëria si Perlë e Ballkanit. Një vend ku kërkuesit e thesareve kanë hulumtuar me shekuj, në vete kjo është e mrekullueshme. Ky vend është bërë vorbë e civilizimeve, por duket që kurrë nuk e ka humbur ndjenjën e saj të vlerës dhe identitetit. [Shqipëria] është vend i çmueshëm dhe fontanë e civilizimit’.
Pra, kjo është Shqipëria e përshkruar nga një historiane e njohur, programet e së cilës janë shkollë për historianët, sidomos për ata që përgatisin emisione arsimore për televizion. Pyetja e vetme që duhet të bëhet në këtë rast: sa është numri i njerëzve që i kanë shikuar e që do t’i shikojnë këto episode. Me fjalë tjera, a do të ndikohet në rritjen e interesimit për historinë e Shqipërisë?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fallmerayer dhe e kaluara shqiptare: Në Greqi nuk rrjedh gjaku grek

Dëshmia në gjyq e Fatos Lubonjës dhe ballafaqimi me të atin: Librat e huaj babai i merrte te Kadareja

RUBAIRAT

A është Bubulina shqiptare?

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Pse është tepër vonë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?