Shqipëria renditet e treta në botë për përdorimin e kokainës, në nivele të njëjta me Australinë dhe Kanadanë, sipas hartës së përditësuar të raportit botërore të drogave 2020, një publikimin i Zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogave (United Nations Office on Drugs and Crime). Shqipëria ka zbritur në vend të tretë, nga i pari që ishte dy vjet më parë, pasi të dhënat e përditësuara kanë ngjitur në krye të përdoruesve Britaninë e Madhe dhe më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas të dhënave të publikuara, që për Shqipërinë i referohen ende vitit 2014, prevalenca e përdorimit të kokainës për moshat 15-64 vjeç, që mat përqindjen e personave që e kanë konsumuar të paktën një herë atë është 2.5 për qind.
Britania e Madhe, me të dhënat e përditësuara për 2018-në, ka një prevalencë prej 2.92 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë këtë tregues në 2.6 për qind.
Për kanabisin, Shqipëria ndonëse është nga prodhuesit kryesorë, është një përdorues mesatare, me një prevalencë prej 5.4 për qind. Konsumi më i lartë në rajon është në Maqedoni me 6.6 për qind, ndërsa në Evropë rekordin e mbajnë Franca, Italia, Spanja nga 10 për qind deri 11 për qind. Në botë, rekord për përdorim të kanabisit mban Izraeli me prevalencë prej 27 për qind, e ndjekur nga SHBA-ja me 19.4 për qind.
Për përdorimin e drogave të tjera, si amfitamina, ekstazi, vendi ynë ka një konsum minimal, ndërsa rekordin në botë e mban Holanda.
Një produkt, ku Shqipëria renditet si përdorues relativisht i lartë është ai i qetësuesve dhe seditivëve, me një prevalencë prej 8.5 për qind. Në fakt, e gjithë Evropa Qendrore dhe Lindore ka një konsum të lartë të qetësuesve, ku rekordin e mbajnë Çekia me 19.5 për qind dhe Kroacia me 17.4 për qind. Në SHBA, prevalenca e përdorimit të qetësuesve është 2.9 për qind.
Raporti thotë se përdorimi i drogës në të gjithë botën ka qenë në rritje, për sa i përket numrit të përgjithshëm dhe peshës së popullsisë në botë që përdor drogë. Në vitin 2009, kishte 210 milionë përdorues të vlerësuar, që përfaqësonin 4.8 për qind të popullsisë globale të moshës 15-64 vjeç, krahasuar me 269 milionë përdorues të vlerësuar në 2018, ose 5.3 për qind të popullsisë.
Kanabisi është substanca më e përdorur. Rreth 192 milionë njerëz përdorën kanabis në 2018, duke e bërë drogën më të konsumuar në mbarë botën.
I njëjti raport specifikonte se Shqipëria dhe Holanda janë dy shtetet kryesore në Evropë që përmenden më shpesh për periudhën 2014-2018 si shtete të origjinës, nisjes dhe transitit të barit të kanabisit. Sipas raportit, analiza e të dhënave direkte dhe indirekte për periudhën 2010–2018 tregon për një sërë vendesh që ka të ngjarë të kenë kultivim domethënës të kanabisit në raport me shtete të tjera në të njëjtin rajon dhe nënrajon. Për Evropën Juglindore, sërish përmendet vetëm Shqipëria. Ndërsa në Evropën Perëndimore përmenden Holanda, Italia, Britania e Madhe, Spanja dhe Belgjika.
Ndërsa për rrëshirën e kanabisit (substanca që nxirret pas presimit të kanabisit), Shqipëria renditet e gjashta në botë për të njëjtën periudhë, që rendit shtetet kryesore të origjinës së rrëshirës së kanabisit, sipas raportimeve nga shtetet anëtare për periudhën 2014-2018. Shqipëria renditet pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit dhe Iranit, ndërsa është para Holandës dhe Spanjës. Kjo renditje është bazuar numrin e rasteve të përmendura në një pyetësor vjetor që Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogave ka bërë me 68 vende. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë