Shqipëria i ka nisur me humbje eliminatoret për në Kampionatin Evropian, duke u dorëzuar ndaj Turqisë me rezultat 2-0.

Edhe pse pjesa e parë ishte e mirë për kuqezinjtë, duke pasur disa raste, ata pësuan në mesin e kësaj pjesëloje.


Fillimisht ishte Bekim Balaj që kishte rast të mirë, por i vetëm me portieri, nuk e  godet topin si duhet.

Pas tij edhe Balliu doli përballë portierit, pore dhe ky u ngatërrua.

Zhvillohej minuta e 21-të kur Berat Gjimishti pason te Taulant Xhaka i cili rrëzohet dhe nga aty përfiton Cenk Tosun që pason te Burak Yilmaz i cili me një goditje të fortë shënon për 1-0.

D2Sh1GYX4AA6WKI

Shqipëria tentoi të përgjigjet me Myrto Uzunin, por pa sukses.

Pjesa e dytë nisi keq për Shqipërinë që e pësoi edhe golin e dytë në minutën e 55-të.

D2SwX UXQAADB t 1

Hakan Celhanoglu gjuan fuqishëm dhe shënon për 2-0.

D2SwaGnW0AIV15B 1

Panucci tentoi të reagojë me zëvendësimin e Balajt dhe Balliut, duke e futur në lojë Sadikun dhe Grezdën.

Xhaka dhe Memushaj gjuajtën bukur, por pa arritur ta gjejnë portën.

D2SuCppWsAAtDpt 1

Deri në fund Shqipëria kishte edhe një rast të mirë me Abrashin por nuk arriti të godas mirë me kokë.

Shqipëria e nis me humbje në këto eliminatore, ndërsa Turqia me mençuri arriti t’i marr tri pikur e para. /Telegrafi/

https://twitter.com/TurkSporTV/status/1109185893468917761

telegrafi sport app