Momenti i shumëpritur për të gjithë shqiptarët tashmë ka mbërritur. Mesditën e kësaj të Shtune në stadiumin e Lens, Bollaert Dellelis, kuqezinjtë e Gianni De Biasit do të bëjnë debutimin e tyre historik në një kampionat Europian.
Dëshira për ta nisur me një rezultat pozitiv europianin francez në kampin e kombëtares shqiptare është e madhe por përballë një përfaqësueseje si Zvicra kuqezinjtë nuk do të kenë një mision të thjeshtë. Helvetët gjithmonë kanë ditur të marrin maksimumin në sfidat që kanë zhvilluar ndaj Shqipërisë dhe statistikat flasin tërësisht në favor të tyre. 6 herë janë përballuar mes tyre në të kaluarën kombëtarja kuqezi dhe Zvicra, teksa 5 sfida janë fituar nga helvetët dhe vetëm 1 ka përfunduar në barazim.
Gjithçka ka nisur me kualifikueset e Kupës së Botës, Angli 1966, me Shqipërinë që pësoi dy humbje nga Zvicra në muajt Prill dhe Maj të 1965-tës. Sfida e parë e zhvilluar në Tiranë u fitua me rezultatin 0-2 nga përfaqësuesja helvete ndërsa disa javë më pas, Zvicra fitoi 1-0 në shtëpi edhe takimin e dytë. Që kuqezinjtë dhe Zvicra të përballeshin sërish duheshin pritur, eliminatoret e Euro 2004.
Në 12 Tetor të 2002-shit, kombëtarja kuqezi ka regjistruar të vetmin rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Zvicrës pasi barazoi 1-1 në Qemal Stafa. Golit të Murat Yakin iu përgjigj Edvin Murati. Në 11 Qershor të një viti më pas edhe pse zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, Shqipëria që në atë periudhë drejtohej nga gjermani Briegel u mposht në Gjenevë me shifrat 3-2 nga përfaqësuesja helvete.
Golat për kuqezinjtë i realizuan Altin Lala dhe Ervin Skela. Për të ardhur te dy sfidat e fundit të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, Brazil 2014-të. Me Gianni De Biasin në stol, Shqipëria pësoi një tjetër humbje nga Zvicra në 11 Shtator të vitit 2012-të. Goli i Shaqirit dhe finalizimi i Gokhan Inler nga pika e bardhë e penalltisë, i dhanë fitoren Zvicrës. 13 muaj më pas në Qemal Stafa ishin sërish helvetët ata që festuan me Shaqirin që ndëshkoi sërish vendin e tij të origjinës ndërsa Lang vulosi fitoren e 5-t të Zvicrës në ndeshjet ndaj kombëtares kuqezi. Goli i Salihit nga penalltia i vlejti thjeshtë për statistika, Shqipërisë.
5 humbje dhe vetëm 1 barazim, statistikat nuk janë aspak në favor të kuqezinjve por këtë herë situata ndryshon sepse nuk luhet më në një fazë eliminatore por në finalet e një kampionati europian. Në futboll kurrë mos thuaj kurrë dhe të gjithë shqiptarët në orën 15 të kësaj të Shtune do të kryqëzojnë gishtat që kombëtarja kuqezi të arrijë fitoren e parë ndaj Zvicrës, në ndeshjen më të rëndësishme deri tani mes tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë