LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, politika monetare ka ruajtur kahun stimulues

Shqipëri, politika monetare ka ruajtur kahun stimulues

Politika monetare, pavarësisht mbajtjes së pandryshuar të normës bazë të interesit përgjatë periudhës, ka ruajtur kahun stimulues.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ecuria e normës së inflacionit ka pasqyruar kryesisht efektin e mbi çmimit të kursit të këmbimit, pavarësisht zhvillimeve pozitive në aktivitetin ekonomik dhe në tregun e punës.

Kështu, në qershor të vitit 2019, inflacioni vjetor zbriti në nivelin 1.3% nga 1.8% në fund të vitit 2018 dhe 2.4% një vit më parë. Këto zhvillime kanë reflektuar edhe efektin e goditjeve të ofertës në çmimet bujqësore.


Ndonëse “mjedisi” i jashtëm ka shtyrë në kohë vlerësimin mbi kthimin e inflacionit në objektiv, pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë mbeten pozitive si në kuadër të zhvillimeve ekonomike në vend, ashtu edhe në kuadër të forcimit të presioneve të brendshme inflacioniste.

Në këtë kuadër Banka Qendrore ka ruajtur kahun stimulues të politikës monetare edhe në nxitjen e kreditimit faktor kryesor në rritjen e ekonomisë dhe konsumit./atsh/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori