LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri hap kufijtë ajrorë me tri shtete

Shqipëri hap kufijtë ajrorë me tri shtete

Shqipëria ka hapur zyrtarisht kufijtë ajrorë me Greqinë, duke nisur fluturimet e para me Athinën, ndërsa në Vjenë dhe Beograd lejohen fluturimet vetëm për rezidentët në këto shtete, ose për shtetas të Bashkimit Europian. Një tjetër linjë riatdhesimi ka nisur përmes kompanisë Air Albania në Frankfurt.

Aeroporti i Tiranës njofton se të gjitha udhëtimet do të kryhen nën masa të rrepta sigurie, ku pasagjerët nuk do të lejohet të udhëtojnë nëse nuk kanë vendosur maskën apo nëse shfaqin shenja të Covid-19.

Protokolli i udhëtimeve ajrore i miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lejon akomodimin në hapësirat e avionëve duke menaxhuar mbajtjen e distancës nga një pasagjer te tjetri dhe duke stimuluar uljen afër të personave familjarë.


Pasagjerët duhet të ndërrojnë çdo 4 orë maskën, nuk rekomandohet shitja e pijeve dhe ushqimeve dhe ndalohet shitja e produkteve duty-free. Ekuipazhi përveç maskës, nëse shërben duhet të ketë dhe veshje mjekësore.

Të gjithë operatorët që ofrojnë shërbimin e fluturimeve duhet të përdorin sisteme kondicionimi të pandërprerë dhe të vendosin filtra për riqarkullimin e ajrit. Në hyrje-daljet nga avioni dhe të gjitha vendqëndrimet në aeroport duhet të respektohet distancë 1.5 metra.

Pasagjerët duhet të shkojnë në avion në këmbë dhe vetëm në raste të veçanta lejohet autobusi, i cili duhet të respektojë distancën e pasagjerëve.

Autoritetet inkurajojnë kompanitë që të eliminojnë shërbimin e bagazheve të dorës, ndërsa nuk lejohet hyrja në aeroport e personave që nuk kanë biletë për të udhëtuar. Në çdo sportel duhet të vendosen xhama, e po ashtu edhe mes ndarjes së ekuipazhit nga pasagjerët.

Rregulla të forta janë vendosur edhe dezinfektimin e shpeshtë të ambienteve të aeroportit dhe avionëve. Masat e sigurisë kanë rritur çmimet e biletave me 50% krahasuar me një vit më parë.

Nëse me linjën direkte me Athinën fluturohej mesatarisht për 120-140 euro për person, sot çmimet nisin nga 170 euro duke arritur edhe në 1000 euro. Ndërsa me Vjenën çmimet nisin nga 220 euro për të shkuar në 600 euro./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Politikë
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Lajme
Kalo në kategori