LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, 3 milionë e 588 mijë votues të regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit

Shqipëri, 3 milionë e 588 mijë votues të regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit

Në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë rreth 137 mijë më shumë zgjedhës të regjistruar në listat zgjedhësve të bërë publike nga Ministria e Brendshme. Janë plot 3 588 869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote 3.452.324 që ishin të regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Nga këta, 107 024 janë zgjedhës për herë të parë e që kanë mbushur ose mbushin 18 vjeç deri në datën 25 prill. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka bërë dhe ndarjen gjinore të votuese, e që rezulton se nga numri total i zgjedhësve të regjistruar, 50.5 % votues meshkuj e 49.5 % votues gra e vajza.

Ndërkohë, rreth 1098 shtetas ndalohen të votojnë sipas Ligjit Dekriminalizimit, pasi kanë vendim të formë prerë të gjykatës për vepra të rënda penale.


Drejtori i Gjendjes Civile iu kërkon të gjithë votueseve të kontrollojnë për emrin e tyre në faqën e e-Albania dhe në rast se nuk janë pjesë e listës, të bëjnë ankesë pranë njësisë së tyre administrative.

Në vitin 2017, numri i atyre që e ushtruan të drejtën e votës ishte 1.613.960, ose 46.77 përqind e tyre./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori