Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 10 vatra zjarri.
Sipas Emergjencave Civile, në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 90 forca ushtarake, 10 FNSH, rreth 70 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.
QARKU SHKODËR
Zjarri i rënë 3 ditë më parë në pyllin me shkurre, ferra, dushk dhe pishë të rrallë, në Malin e Taraboshit në Shkodër është shuar plotësisht. Shërbimi zjarrfikës, forca ushtarake, banorë të zonës kanë punuar për disa orë deri derisa kanë arritur të izolojnë dhe të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre, dushqe dhe pisha. Ditën e djeshme ka qenë aktiv zjarri i rënë prej disa ditësh në shkurre dhe pisha në Malin e Munellës Pukë. Shërbimi zjarrfikës së bashku me forca të njësisë administrative dhe të pyjores kanë punuar për shuarjen e tij. Pas rënies së temperaturave dhe reshjeve të shiut vatrat e zjarrit janë shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre, dushqe dhe pisha.
QARKU LEZHË
Zjarri i rënë në zonën malore të fshatit Lajthizë, Mirditë është shuar plotësisht. Zjarrfikëset të mbështetura nga forca ushtarake dhe vullnetarë kanë arritur të izolojnë flakët në orët e para të mëngjesit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe pisha.
QARKU DIBËR
Zjarri i rënë dy ditë më parë në fshatin Nelçu, Bulqizë është shuar. Forcat zjarrfikëse të mbështetura edhe nga vullnetarë kanë punuar deri në orët e mbrëmjes duke izoluar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 20 ha me pyll pishë dhe dushku. Në fshatin Sopot, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me dushk dhe ferra. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1 ha me dushk dhe ferra.
QARKU FIER
Në fshatin Peshtan, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe të re, shkurre dhe ferra. Shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë ndërkohë në ndihmë kanë shkuar edhe 10 forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, të ushtrisë dhe vullnetarë, të cilët kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe kanë shuar plotësisht zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 10 ha me pyll pishë e re, shkurre dhe ferra.
QARKU GJIROKASTËR
Në fshatin Shëndriadh, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një ish-repartit ushtarak. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe pisha.
QARKU ELBASAN
Në fshatin Çopanaj, Peqin zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 0.3 ha me shkurre dhe ferra. Në fshatin Selitë, Cërrik, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj, shkurre dhe ferra. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë menjëherë duke mos lejuar që zjarri të përhapej. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 0.6 ha me shkurre dhe ferra dhe 150 rrënjë ullinj. Në Malin e Konjatit, Gramsh ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll pishe të re. Shërbimi zjarrfikës i mbështetur nga forca vullnetare kanë punuar me mjete rrethanore për shkak të terrenit malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 0.1 ha me pyll pishë e re.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës