LAJMI I FUNDIT:

Shqip.ai avancohet edhe më tej, shtohen tetë veçori të reja në shërbim të përdoruesve

Shqip.ai avancohet edhe më tej, shtohen tetë veçori të reja në shërbim të përdoruesve

Kompania Quantix ka lansuar më 28 prill softuerin që bazohet në Inteligjencë Artificiale, përmes së cilit gjuha shqipe do të transkriptohet në mënyrë automatike nga përmbajtjet audio-vizuale në forma të tekstit të shkruar.

Që nga ajo kohë platforma është avancuar edhe me opsione të reja duke u shërbyer sa më mirë përdoruesve të saj.

Kësaj radhe kompania ka sjellë tetë mundësi të reja, duke ju dhënë hapësirë për t’i zgjedhur opsionet në bazë të dëshirës tuaj.


Ndër këto risi janë: Transkriptimi me shpejtësi më të madhe, dedektimi dhe dallimi i folësve të ndryshëm, eksportimi i skedarëve të titrimit në formate srt dhe vtt të cilat mund të përdoren në mënyrë shumë të përshtatshme në projekte të ndryshme audiovizive, transkriptim me mundësi të reja.

Për vetëm 20 minuta, Komuna e Pejës transkriptoi fjalimet e seancës përmes inteligjencës artificiale - Shqip.ai
Lexo po ashtu Për vetëm 20 minuta, Komuna e Pejës transkriptoi fjalimet e seancës përmes inteligjencës artificiale - Shqip.ai

Përveç ngarkimit të videove dhe audiove, apo vendosjes së linqeve për konvertim më të lehtë dhe shpejt, tani përdoruesit e Shqip.ai mund të transkriptojnë audio përmes zërit të incizuar direkt nga mikrofoni.

Poashtu ndër veçoritë e reja janë edhe opsioni për listat e transkriptimeve të mëhershme, përcjellja e fjalës si dhe mundësia për ruajtjen e materialit në draft.

Gjuha shqipe ka qenë ndër të paktat që deri më tani nuk ka mundur të shndërrohet nga gjuha e folur në të shkruar përmes ndihmës së Inteligjencës Artificiale.

Për të mësuar më shumë rreth softuerit Shqip.ai dhe për të mbetur të përditësuar me ndryshimet e reja, përdoruesit dhe të interesuarit mund të vizitojnë faqen e internetit www.shqip.ai dhe të ndjekin rrjetet sociale të kompanisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori