Unë nuk do të rresht së thëni se zbrazja e Shqipërisë, sidomos në zonat malore e rurale, në qytetet apo qytezat e një niveli të dytë në krahasim me qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra apo Lezha, është një fatkeqësi kombëtare. Dhe, kjo është emergjenca kryesore në vend: ndalja e kësaj hemorragjie njerëzore.
Po lëmë jetime hapësirat tona, po i ikim tokës që Zoti na ka dhënë. Por, shkulemi nga rrënjët tona për t’u mbjellë në vende, ku do të duhen breza për të zënë vend. Po lëmë pleqtë tanë vetëm e po lëmë vendin pa rini, domethënë pa të ardhme, ose me një të ardhme gjysmake. Kjo zbrazje do të duhej kohë të rekuperohej dhe me rrezikun se do të jetë gjysmake.
Nuk dua të drejtoj gishtin askund e askujt. Secili e di mirë ku dhemb e ku djeg kjo gjë. I dimë mirë situatat që ka kaluar e po kalon vendi ynë e sa ato ndikojnë në ikjen e njerëzve dhe në dëshpërimin e atyre që qëndrojnë. Por, duhet të zgjohemi nga vegjetimi e nga mpirja e të vetëdijesohemi se çfarë po ndodh, jo vetëm duke diagnostikuar apo akuzuar, por duke kontribuar.
Ne kemi përgjegjësi ta duam vendin tonë. Nuk është një slogan i thënë në mënyrën e një patriotizmi bosh. Unë jam nga ata persona që kanë zgjedhur të rrijnë, të jetojnë këtu. Ashtu sikurse çdo ditë zgjohem, lutem, kremtoj meshën, pij kafen e mëngjesit e bëj shëtitjen e mbrëmjes në qytetin e Rrëshenit, ku po jetoj jetën time. Atdhedashuria ime, dhe e them pa modesti, është autentike. Unë nuk jam i vetmi atdhedashës sigurisht, por diçka nuk shkon këtu. Diçka nuk ecën si duhet.
Mund të arrijmë suksese në vende të tjera e të bëhemi të rëndësishëm, të kemi pasuri andej e të marrim pjesë në jetën e atyre vendeve, por është një vend që ka nevojë për ne. Dhe është vend i bukur, i pasur, me natyrë e me njerëz të mirë. Ky është vendi ynë. Ky vend po klith në heshtje. Është heshtja e shkretëtirës që ka lënë nga pas ikja e njerëzve. Më duket si një shpërngulje biblike. E di që nuk është problem i izoluar e gjendet edhe në vende të tjera të Ballkanit, por duhet reaguar dhe neve duhet të na dhembë vendi ynë. Klithja e heshtur e vendit tonë përkthehet në vokacion për ne që jo vetëm ta dëgjojmë, por edhe t’i bindemi kur thotë si një nanë e mallëngjyer: “Kthehu o bir!”.
Është e kuptueshme se Oksfordi, Kejmbrixhi, Sorbona, La Sapienza, Harvardi, Luveni do të tërheqin më shumë se Universiteti i Tiranës apo i Durrësit, jo vetëm për shkak të traditës së tyre, por edhe sepse ato vende nuk kanë shumë të rinj e kanë nevojë për fuqi të reja. Po ashtu, vendet e zhvilluara ekonomike do të kenë nevojë për fuqitë tona të reja.
Atje nuk do të na thonë kurrë: “Kthehuni e kontribuoni për vendin tuaj”! Por, ne duhet të ndjejmë përgjegjësinë të rrisim nivelin e universiteteve tona, të mundësive ekonomike e të zhvillimit shoqëror e kulturor këtu në vendin tonë.
Në një qytet verior këto ditë drejtori i një banke, që presupozoj ka një rrogë të mirë, po më thonte se po t’i jepej mundësia do të ikte. Aty ishte edhe një sipërmarrës, i cili ishte i dëshpëruar e me dëshirë të ikte. E nuk është vetëm çështje financiare. Unë nuk e di pse ndodh kështu.
Shpesh ndjehem i dëshpëruar nga shpopullimi i zonave malore e rurale të vendit tonë e jo vetëm, por më shumë dëshpërohem nga ata që, pa sens përgjegjësie, me fodullëk dhe arrogancë, po tejzgjasin një ankth të pakuptimtë shoqëror në vendin tonë.
Nuk është vetëm çështje PS-PD, pozitë-opozitë, që nga shumëkush shihen si një dështimi shoqëror sistematik në këto vite. Ndjej se ka diçka tjetër më të thellë, ngjashëm me një shtresëzim, ku mbivendosen komplekse e frikëra të mbledhura me dekada e ndoshta shekuj.
E perceptoj më shumë si çështje e bjerrjes, e topitjes, përgjumjes, mpirjes apo ndoshta edhe plagosjes së asaj ndjeshmërie që shkon përtej përkatësive e anësive politike apo religjioze e që shikon përpara me shpresë; e atij kuptimi dhe shpirti të misionit dhe shërbimit ndaj këtij vendi kaq të bukur, ku Zoti na ka vendosur e na e ka dhuruar.
Sa do të doja të shikoja akoma njerëz, burra gra e fëmijë që popullojnë fshatrat tona e bëjnë të gumëzhijnë rrugët, fushat e shkollat e qytezave. Por, mbi të gjitha të rinj e të reja që e shohin të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri dhe punojnë për ta realizuar atë.
Lutem e dëshiroj që Shqipëria të jetë toka e mundësive e një ditë, ashtu si në Bibël të shpërngulurit të kthehen. E nëse në të ikur ishin duke qarë, e duke mbartur farën për ta mbjellë, të mund të kthehen me gëzim plot duart me frytet e punës.
Zoti bëftë të lindin mëngjese të bukura për Shqipërinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij