Shpikja më pikëlluese në botë? (Video)

Në shpikje të tilla me siguri bën pjesë edhe Sense-Roid, një aparat i cili i mundëson pronarit ta përqafojë vetë veten. Edhe pse duhet ta pranojmë se Sense-Roid është një shpikje me koncept interesant, edhe më interesante është ekzistenca për një aparati të tillë.
Dikur ishte e mjaftueshme të gjeje shoqëri, por duket se ekziston treg i uritur për zgjidhje tjera. Ndoshta përqafimet e të tjerëve nuk mjaftojnë. Ndoshta dikush ka nevojë për një përqafim në rehatinë dhe privatësinë e shtëpisë së vet. Pa marrë parasysh motivet për këtë shpikje, shpresojmë se ndoshta dikë do ta bëjë të lumtur pasi vetë ky aparat disi duket pikëllues.
Aspak më “happy” nuk është as videoja e cila përshkruan se si funksionon ky aparat. Sqarimi i thjeshtë është se ekziston një jelek të cilin e veshë njeriu dhe një jelek tjetër i cili i vishet një kukulle.
Kur dëshironi të përqafoni veten, ju e përqafoni kukullën, ndërsa jeleku i kukullës impulset që i merr i përcjellë në jelekun tuaj dhe kështu gjithçka “ndien” kukulla do të ndieni edhe ju. Nëse dëshironi përshkrim më të detajuar ose ju intereson se si duket ky aparat në aksion, shikojeni videon: /Telegrafi/


















































