LAJMI I FUNDIT:

Shpikësi izraelit prezanton maskën kundër coronavirusit, me të mund të hani ushqim pa pasur nevojë ta hiqni nga fytyra

Shpikësi izraelit prezanton maskën kundër coronavirusit, me të mund të hani ushqim pa pasur nevojë ta hiqni nga fytyra

Një shpikës izraelit ka zhvilluar një maskë elektronike kundër coronavirusit, që i mundëson të gjithë atyre që e bartin të hanë ushqim pa pasur nevojë ta heqin nga fytyra.

Madje sipas shpikësit këta persona mund të shkojnë në restorante pa rrezikuar të tjerët që janë aty pranë, sepse goja dhe hunda e klientit në vazhdimësi është e mbuluar me maskë, transmeton Telegrafi.

Ajo funksionon ngjashëm me frenat e dorës së biçikletës, ku duhet shtypur një pjesë e cila hap maskën në pjesën sipër gojës, nga ku mund të futet ushqimi pa pasur nevojë të hapet pjesa tjetër.


Ky proces mund të jetë paksa i komplikuar nëse konsumojnë diçka shumë të lëngshme dhe me shumë salca, por të gjithë kanë tërhequr paralele mes kësaj maske dhe video lojës së viteve të 80-ta, Pac-Man.

”Maska hapet në mënyrë mekanike apo automatike në momentin kur piruni i afrohet maskës”, ka deklaruar Asaf Gitelis, zëvendëspresidenti i Avtipus Patents and Inventions që e demonstroi punën e maskës në Tel Aviv. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Interesante
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Kalo në kategori