LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohet një person i cili kishte rënë në Liqenin e Dojranit

Shpëtohet një person i cili kishte rënë në Liqenin e Dojranit

Dje është shpëtuar një person nga mbytja në liqenin e Dojranit në një aksion të MPB-së – Policia Kufitare, njoftojnë nga QMK.

“QMK Rajonal Stumicë raporton se përmes numrit 112 të urgjencës në ora 11:08 është marrë njoftim për një person i cili ka rënë nga një varkë diku në mes të liqenit të Dojranit.

Pas njoftimit menjëherë ka ndërhyrë Policia Kufitare e cila ndodhej në terren, e cila e ka nxjerrë jashtë, ka shpëtuar personin i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, si dhe ka nxjerrë edhe anija e tij”, njoftojnë nga QMK./Telegrafi/