Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë ka thënë se sot rreth orës 06:00 kanë pranuar informatën për një shpërthim në rrugën "Shefki Kuleta" në Fushë Kosovë", dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.


“Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, kanë deklaruar nga Policia.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se dyshohet për eksploziv. /Telegrafi/

261109111 4486027181495053 2083003440923692075 n

261183965 4486027014828403 6240546058238619011 n

261331670 4486027018161736 6967523990972567373 n