Në një qendër tregtare në Kamenicë sot ka shpërthyer zjarr.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.


"Më 30 .08.2025,  Policia e Kosovës në Kamenicë është njoftuar për një rast zjarri që kishte shpërthyer jashtë një objekti tregtar në Kamenicë. Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kamë arritur ta lokalizojnë zjarrin", tha ai.

Hashani tha më tutje, se sipas hetimeve të para janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se nuk ka persona të lënduar.

"Ekspertët e zjarrfikësve po punojnë në gjetjen e shkaktarëve se si ka ardhë deri te zjarri", theksoi ai./Telegrafi/