Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 14:00 në afërsi të rrugës rajonale Shtip-Radovish afër kilometrit të njëzetë dhe liqenit artificial të Mantovës.

Sipas QKM-së nga zjarri janë përfshirë rreth 15-20 hektarë bar të thatë, shkurre dhe bimë me kërcell të ulët.


Në një pjesë zjarri ka depërtuar në një mal i cili është vështirë i kalueshëm.

Për shuarjen e zjarrit është angazhuar një helikopter i MPB-së./Telegrafi/